Flash

Fermerët në Fier: Thonë janë me pesticide! AKU nuk ka marrë kampione nga toka

Lapsi.al 7 April 2025
Fermerët në Fier: Thonë janë me pesticide! AKU nuk ka

Fermerët në Fier këtë të hënë kanë në protestë në lidhje me prodhimin e tyre të luleshtrydhe. Sipas tyre pikat e grumbullimit nuk kanë pranuar tu marrin prodhimin me pretendimin se luleshtrydhet janë me pesticide. Ky mospranim i luleshtrydheve nga pikat e grumbullimit vjen pas skandalit të luleshtrydheve me pesticide të importuara nga Greqia. Fermerët kanë hedhur luleshtrydhet në tokë në shenjë protestë teksa theksojnë se AKU-në se nuk kanë shkuar për të marrë kampione për analizimin e luleshtrydheve të kultivuara në tokat e tyre.

"Kërkojmë ndihmë nga shteti. Të marrë kampionë nga tokat ku është luleshtrydhja. Në asnjë parcelë s’ka ardhur AKU. Luleshtrydhja jonë në këtë zonë mban rekord, por shteti jonë pranon të marrë nga jashtë. Më vjen keq për brezin e ri. Pata djalin tim këtu, kur iku më erdhi keq.

Ky brez i ri po largohen nga ky vend në të njëjtën kohë kur Rama u kërkon të kthehen e të punojnë. Luleshtrydhja u shit me 2 mijë lekë/kg. sot nuk flitet për kile. Është pa vjelë e gjithë luleshtrydhja. Ne sot s’paguajmë dot punëtorët. Një punëtor që të vjelë 25 arka, do 20 mijë lekë. Po nuk vuri dorë shteti, të thotë ik," thonë fermerët.

Ata shtojnë se nga mostregtimi i luleshtrydheve preken 300-400 fermerë. Ata fajësojnë pikat e grumbullimit për abuzime dhe se propaganda nuk bëhet te ata.

"Mund të jenë 300-400 fermerë. Këto janë faturat, pa çmim e asgjë. Jemi në mëshirë të fatit, shteti s’do t’ia dijë. Vjen vetëm për vota. Ne në këto dy muaj punojmë në vit. Gjysma u kalbëzua nga moti, asnjë subvencion, lekët i marrin pikat e grumbullimit. Propaganda po bëhet nëpër pika, te fermeri asgjë. Zero," shprehen fermerët.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI