Flash

Dyshohet se po përgatisnin një sulm terrorist, arrestohen tre të rinj në Francë

Lapsi.al 7 April 2025
Dyshohet se po përgatisnin një sulm terrorist, arrestohen tre të

Tre persona të moshave 19 deri në 24 vjeç janë arrestuar dhe po merren në pyetje si të dyshuar për përgatitjen e një akti terrorist. Lajmin e njoftuan sot prokurorët francezë. I dyshuari kryesor është 19 vjeç që jeton në Dunkirk në veri të Francës.

Pas hetimeve të policisë, në shtëpinë e tij u gjetën lëndë shpërthyese. Sipas gazetës Le Parisien, 19-vjeçari i arrestuar kishte deklaruar nëpërmjet internetit, se ishte i afërt me Shtetin Islamik dhe po përgatiste akte terroriste kundër objektivave të ndryshme. Mediat franceze raportojnë se pas arrestimit të tij janë arrestuar dhe ndaluar edhe dy persona të tjerë nga mjedisi i tij i afërt, avokatët e të cilëve megjithatë deklarojnë se nuk kanë lidhje me Shtetin Islamik dhe me ekzekutimin e akteve terroriste.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI