Flash

Sulm i armatosur në një klinikë rehabilitimi droge në Sinaloa, vriten 9 persona

Lapsi.al 8 April 2025
Sulm i armatosur në një klinikë rehabilitimi droge në

Nëntë persona u vranë në një sulm të armatosur në një klinikë rehabilitimi nga droga në Sinaloa në veriperëndim të Meksikës. Sulmi u krye në agim në Culiacan, kryeqyteti i shtetit, ku kanë shpërthyer përleshjet e ashpra që nga shtatori midis dy fraksioneve të kartelit Sinaloa. Nga përleshjet kanë vdekur qindra persona dhe dhjetëra janë të zhdukur.

Fillimisht, tetë persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një grup personash të armatosur thyen dyert e klinikës dhe hapën zjarr ndaj njerëzve brenda. Disa orë më vonë, njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Ky është sulmi i shtatë në qendrat e rehabilitimit të drogës në Sinaloa që nga shtatori, kur filluan armiqësitë midis dy fraksioneve rivale të kartelit famëkeq.

Deri në janar, ky konflikt vlerësohet të ketë shkaktuar të paktën 750 të vdekur dhe 900 të zhdukur. Megjithatë, intensiteti i tij u përkeqësua pas vendosjes së forcave të forta të sigurisë në shtet. Karteli Sinaloa u themelua nga Joaquín "El Chapo" Guzmán, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në një burg të sigurisë maksimale në Shtetet e Bashkuara, dhe Ismael "El Mayo" Zamada, i cili u arrestua në Teksas në korrik. Ndjekësit e Mayo akuzojnë djemtë e Chapos, ose "Chapitos" për organizimin e dorëzimit të tij tek autoritetet amerikane.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI