Flash

Berisha i kërkoi debat publik, Rama: Kam vite që e bëj, nuk e kuptoj me cilën opozitë

Lapsi.al 8 April 2025
Berisha i kërkoi debat publik, Rama: Kam vite që e bëj, nuk e

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rubrikën Sy m’Sy, ku është pyetur se kur do të bëjë debat publik me opozitën.

Por, kreu i qeverisë ka lënë të nënkuptohet se s’do të ketë një debat publik me kreun e PD-së, Sali Berishën, i cili i ka bërë festë hapur.

“Me kë opozitë duhet të një debat publik? Unë debatin publik kam vite që e bëj, përditë. Për çfarë debate publik e ke fjalën? Për cilën opozitë? Nuk e kuptoj”, u shpreh Rama.

Po ashtu Rama përmendi një sulm që ka marrë në faqen e tij të FB nga një subjekt i ri politik pas publikimit të një video satirike që shënjestronte opozitën.

“Nuk shaj, këto janë forma barbare komunikimi. Më pëlqen të përdor satirën. Para disa ditësh, është postuar në këtë faqe një episod i një krijimi të dy të rinjve që ma kanë dërguar me dëshirë që ta postoj, një teatër kukullash sipas meje i lezetshëm për të dhënë një mesazh kuptimplotë dhe është sulmuar faqja nga një tufë e madhe kandidatësh të një subjekti politik të rinjtë. Por e vetmja gjë që mund të kuptoj nga ai sulm i organizuar të deputetëve të subjektit të ri politik është vjetërsia e mendjes së tyre. Kush nuk është në gjendje të përballojë as humorin dhe satirën nuk duhet të merret me politikë. Mua më ka ardhur çudi nga njerëzit që shqetësoheshin pse bëj humor me ta. Kështu që humori është mënyrë komunikimi serioz për hir të së vërtetës”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI