Flash

Kallas: Nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Lapsi.al 8 April 2025
Kallas: Nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama foli edhe lidhur me zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kallas u shpreh se nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ajo bëri me dije se pasditen e sotme do të vizitojë edhe Bosnje Hercegovinë dhe do të zhvillojë takim me palët atje për qartësimin e situatës dhe tensioneve.

“Ne diskutuam edhe zhvillimet në rajon. I vlerësoj këshillat, komentet që më keni dhënë për situatat në Ballkanin Perëndimor. Në lidhje me Kosovën dhe Serbinë, nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve. Do të shkoj pasdite në Bosnje dhe do të takohem me palët atje që të qartësohet situata. Jam mirënjohëse që jam këtu dhe mezi pres të vij në takimin e komnitetit politik evropian”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI