Flash

Rama: Ne kemi program qeverisës, jo program të dëshirave elektorale

Lapsi.al 8 April 2025
Rama: Ne kemi program qeverisës, jo program të dëshirave

Kreu i qeverisë, Edi Rama teksa po iu përgjigjej komentuesve në rrjetet sociale tha se Shqipëria është në një fazë transformimi. Sipas tij, nga një vend që "nuk ja hidhte kush qurret" Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik që rritet me shpejtësi.

Ai u shpreh se pensionet do të rriten ashtu siç e ka deklaruar gjatë prezantimit të programit, ndërsa duke ironizuar opozitën, tha se programi i PS është qeverisës dhe jo i dëshirave elektorale.

"Shqipëria është në një fazë transformimi, Shqipëria nga një vend që nuk ja hidhte kush qurret kur i thonë, në një vend që shihet me seriozitet, shihet si një destinacion turistik që rritet me shpejtësi marramendëse. Ne ndërkohë gjithë puna jonë është punë me një program tash e 12 vjet dhe çdo hap që bëjmë ne është i programuar. Ndërkohë kush flet në hava ka program. Na kanë dhënë një datë, na kanë dhënë një afat gjë që nuk e bëjnë zakonisht. Duan të japin një shenjë shumë të qartë jo për ne, por për botën se BE po zgjerohet dhe po unifikohet. BE ka dëshirë të zgjerohet, ka dëshirë të marrë 6 vendet e BE, por nëse thotë Shqipëria dhe Mali i Zi do të thotë që Shqipëria dhe Mali i Zi janë pranë plotësimit të kushteve të BE. Pensionet do të rriten ashtu sic e kemi thënë dhe sic e kam bërë publik qëndrimin tonë në atë prezantimin e objektivave të programit tonë qeverisëse. Se ne kemi program qeverisës, jo program të dëshirave elektorale.", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI