Flash

Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, skandali po mbulon skandalin

Lapsi.al 8 April 2025
Resuli: Jemi në terrorizëm ushqimor, skandali po mbulon skandalin

Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli ka komentuar situatën e rëndë me sigurinë ushqimore në Shqipëri. Resuli i ftuar në emisionin e mengjesit "KAFE SHQETO" në Syri tv u shpreh se ndodhemi në një situatë të kapitullimit të Ministrisë së Bujqësisë.

Ai theksoi se jemi në situatën që skandali mbulon skandalin gjë e cila sipas tij është e frikshme. Resuli theksoi se edhe vetë ministrja është e ndërgjegjshme se situata i ka rrëshqitur nga duart dhe që nuk e ka mbledhur në kohën e duhur dhe nuk ka bërë lëvizjet e duhura. Sipas tij gjendemi në një terrorizëm ushqimor.

"Në kemi një kapitullim, jo shthurje, të Ministrisë së Bujqësisë në bërsinë e saj, sepse nëse ne flasim sot për sigurinë ushqimore ka një shkak pasojë, ka një origjinë çdo gjë të cilat vijnë në mënyrë graduale deri ne pikën ku jemi sot, që skandali mbulon skandalin. Dhe kjo në fakt është e frikshme. Edhe rasti i drejtorit të Tiranës i cili e kishte dhënë dorëheqjen në kohë me diell por që ministrja ja mbante letrën për një ditë me shi. E thënë ndryshe edhe vetë ministrja është e ndërgjegjshme se situata i ka rrëshqitur nga duart që nuk e ka mbledhur në kohën e duhur dhe nuk ka bërë lëvizjet e duhura, përkundrazi e ka vënë poshtë kjo situate e cila në fakt në fund të ditës pasojat e rënda i vuajmë ne. I vuajnë fëmijët tanë, u vuan konsumatori.

Për të mbetur pak tek pjesa teknike. Rastet janë bërë aq të shpeshta sa ne sot gjendemi në një terrorizëm ushqimor. Unë di të them me bindje të plotë që siguria ushqimore në nivel botëror konsiderohet çështje e sigurisë kombëtare. Imagjino tani që një vend armik i Shqipërisë të dojë të fusë një substancë në një produkt ushqimor dhe çfarë ndodh pastaj me të gjithë popullatën shqiptare. Kemi konsumuar mbi 3500 kg fileto pule që mund të ushqesh mbi 1000 njerëz e me dhjetëra fëmijë. Pra ne kemi qene në mëshirë të fatit… Kemi Skandalin e filetove te pulës, atë të mandarinave që u konsuamuan, luleshtrydhet, specat që u kapen në Kroaci…. Nuk përjashtohet mundësia që ne të gjitha këto ti kemi konsumuar. Ministria ka kapitulluar për të përmbushur ligjin dhe për të dhënë garanci për konsumatorin," tha Resuli.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI