Flash

Moti i keq prek dhe Maqedoninë e Veriut, kamioni rrëshket në aksin Strugë-Qafë Thanë

Lapsi.al 7 April 2025
Moti i keq prek dhe Maqedoninë e Veriut, kamioni rrëshket në

Moti i keq ka përfshirë dhe Maqedoninë e Veriut. Për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës, një kamion ka rrëshkitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën. Bëhet me dije se autoritetet maqedonase kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në hyrje të territorit të tyre, deri sa është zhbllokuar aksi.

Njoftimi i policisë:

Për shkak të reshjeve të dëborës në territorin e Maqedonisë së Veriut, një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën. Autoritetet maqedonase kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në hyrje të territorit të tyre, deri në zhbllokimin e aksit.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të gjitha në terren për të orientuar e ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Për shkak edhe të fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë Rrugore në rast nevoje, të cilat ndodhen në terren.  Ndërkohë, borëpastrueset vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës, dhe të gjitha akset rrugore janë të hapura.

Të këshilluara

Shkrumbohet gjatë natës lokali në Tiranë

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës në Tiranë. Si pasojë e flakëve lokali në pronësi të shtetasit E.A. është shkrumbuar plotësisht. Sipas policisë ...

10:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI