Flash

Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të shkaktojë tensione etnike në Kosovë

Lapsi.al 6 April 2025
Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të shkaktojë tensione

Këshilli i Sigurisë së Kosovës është mbledhur sot me kërkesë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Sipas një njoftimi për media nga Qeveria thuhet se në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen e sigurisë në vend, me theks të veçantë te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale nga ana e Serbisë.

Gjatë mbledhjes, u raportua për incidentin e fundit të 1 prillit, ku zyra e Postës së Kosovës në Zveçan u sulmua me dy granata dore, njëra prej të cilave shpërtheu. Po ashtu sipas njoftimit për media thuhet se u diskutua edhe për arrestimin e katër shtetasve serbë në Gjakovë, përfshirë një toger të policisë dhe një kapiten të ushtrisë serbe, nga të cilët u konfiskuan materiale të rëndësishme.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit të Sigurisë të Kosovës theksuan se ndërhyrjet e Serbisë janë shtuar edhe në procesin zgjedhor të Kosovës, përfshirë përpjekjet për të sabotuar themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Serbia, thuhet në njoftim që përmes Listës Serbe dhe kryeterroristit Milan Radoiçiç, po tenton të shkaktojë tensione etnike dhe ndërpartiake në Kosovë, me qëllim destabilizimin e vendit.

Po ashtu në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurisë, u theksua se Serbia po ushtronë trysni të fortë ndaj serbëve të Kosovës për të marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar të presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Beograd. Këshilli i Sigurisë i Kosovës shprehu mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të shtetit.

“U raportua dhe diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë me theks te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë. Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë.

Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet që nxis tensione nëdretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën. Kjo paraqet ndërhyrje flagrante ndaj sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë. Regjimi i Vuçiqit po synon eksportim të krizës në Kosovë dhe jo vetëm, teksa vetë ai ndodhet në krizën më të madhe ndonjëherë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Të këshilluara

Shkrumbohet gjatë natës lokali në Tiranë

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës në Tiranë. Si pasojë e flakëve lokali në pronësi të shtetasit E.A. është shkrumbuar plotësisht. Sipas policisë ...

10:43

Turizmi në rritje, por pa orientim

Turizmi pritet të ketë një tjetër rritje këtë vit, si efekt i promovimit që vijon t’i bëhet destinacionit. Edhe pse kjo tendencë duhet të na gëzojë, ajo që po s...

07:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI