Flash

Kukësi përfshihet nga reshjet e shiut dhe dëborës

Lapsi.al 6 April 2025
Kukësi përfshihet nga reshjet e shiut dhe dëborës

Qyteti i Kukësi është përfshirë mëngjesin e sotëm nga një mot i keq, i shoqëruar me erëra të forta, reshje shiu dhe bore, si dhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Në lartësitë prej 600 metrash mbi nivelin e detit, reshjet e shiut kanë lënë vendin borës, e cila deri më tani ka arritur deri në 5 cm në disa zona.

Pavarësisht kushteve të motit, zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë dhe Dragobi nuk kanë paraqitur probleme në lëvizje.

Megjithatë, drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugët nacionale janë të këshilluar të bëjnë kujdes, veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës dhe Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht ndonëse nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve. Gjithashtu firmat mirëmbajtëse po punojnë për largimin dhe pastrimin e akseve më problematike.

Të këshilluara

Shkrumbohet gjatë natës lokali në Tiranë

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës në Tiranë. Si pasojë e flakëve lokali në pronësi të shtetasit E.A. është shkrumbuar plotësisht. Sipas policisë ...

10:43

Turizmi në rritje, por pa orientim

Turizmi pritet të ketë një tjetër rritje këtë vit, si efekt i promovimit që vijon t’i bëhet destinacionit. Edhe pse kjo tendencë duhet të na gëzojë, ajo që po s...

07:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI