Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Kvara merr sa gjysma e pagës së Hysaj, Chelebadze: “Napoli po e trajton si skllav”

Lapsi.al 11 January 2025
Kvara merr sa gjysma e pagës së Hysaj, Chelebadze: “Napoli po e

Orët e fundit janë të tensionuara mbi të ardhmen e Khvicha Kvaratskhelia, i cili duket pranë largimit nga Napoli. Destinacioni i tij mund të jetë PSG (me Liverpool në Premier League gjithashtu në pritje), e tani debatet janë bërë temë dite edhe në Gjeorgji. Në vendin e tij, 23-vjeçari është i konsideruar si një figurë pothuajse hyjnore. Shumëkush mezi pret që Kvara të largohet nga Napoli, duke e cilësuar të papranueshëm trajtimin që ka marrë nga klubi, sidomos për sa i përket mungesës së rinovimit të kontratës. Paga e tij vjetore vazhdon të mbetet 1.5 milionë euro, një shumë e vendosur kur lojtari u bashkua me Napolin dy vite e gjysmë më parë nga Dinamo Batumi, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare. Ish-ylli i Dinamo Tbilisi, Revaz Chelebadze, ka ngitur zërin.

Akuzat e ashpra të ish-yllit gjeorgjian ndaj Napolit

Kjo kontratë nuk është ndryshuar kurrë, as në kohëzgjatje dhe as në pagë, dhe vazhdon të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2027. Kjo, pavarësisht sezonit historik të tij, ku kontribuoi në fitimin e titullit të tretë kampion për Napolin dhe arriti statusin e një ylli të konfirmuar jo vetëm në Serie A, por edhe në futbollin evropian. Për Revaz Chelebadze, ish-ylli i Dinamo Tbilisi dhe përfaqësues i ish-Bashkimit Sovjetik, kjo situatë është e papranueshme.

Lexo më tej: E nisi me Milan e mund të luante për 4 kombëtare: Edon Zhegrova çmend Napolin

“Kvaratskhelia ka nevojë urgjente të largohet nga Napoli,” deklaron pa doreza 69-vjeçari. “Aty ka një mungesë të madhe respekti ndaj tij! Khvicha është lojtari më i mirë i kampionatit dhe ka pagën e 19-të ose 20-të më të ulët në skuadër. Kjo është thjesht një mungesë respekti ndaj tij. Në Napoli nuk e respektojnë dhe e trajtojnë si një skllav. Këto gjëra dëmtojnë vetëbesimin e një personi. Do të ishte e drejtë që Khvicha të transferohej në një klub të madh.”

Chelebadze: “Premier League është opsioni më i mirë”

“Prej kohësh e di për interesimin e PSG-së,” vazhdon Chelebadze. “Luis Enrique e dëshiron Khvichan prej shumë kohësh. Por mendoj se opsioni më i mirë është që Khvicha të shkojë të luajë në Angli. PSG është një klub i shkëlqyer dhe madhështor, aty kanë luajtur Messi dhe Neymar. Por Premier League është një kampionat i nivelit më të lartë. Edhe Franca ka një kampionat të mirë, por unë dua që Khvicha të shkojë në më të mirin.”

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI