Flash

Berisha për uljen e çmimit të energjisë: Pabarazi dhe hipokrizi ekstreme

Lapsi.al 8 January 2025
Berisha për uljen e çmimit të energjisë: Pabarazi dhe

Për ish kryeministri Sali Berisha vendimi i qeverisë për të ulur çmimin e energjisë me 1 lekë është pabarazi dhe hipokrizi ekstreme.

Në një prononcim nga selia blu, Berisha u shpreh se ‘të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 megavat, siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, ndofta, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për veten tënde’.

Lexo më tej: Rama para zgjedhjeve, ul çmimin e energjisë për vetëm një vit 

“Memorja e Edi Ramës është një mashtrim, është një mashtrim i plotë. Kjo lëvizje, do të thotë të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten pothuaj aty ku janë.

Sepse, të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 megavat, siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, ndofta, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për veten tënde. Ta ulësh në 85 lekë nga 95 lekë, njëlloj si për atë që merr 100 milionë lekë në vit, me të që merr 3-4 milionë në vit, është pabarazi ekstreme dhe hipokrizi ekstreme.

Partia Demokratike qendron e palëkundur. Një, në uljen në proporcion të plotë, në përpjestim të plotë me rrogat dhe pensionet për të gjithë qyetetarët që marrin një rrogë mesatare e poshtë.

Rrogëlartit nuk janë preokupimi im, jo.

Së dyti, ulja e padiskutueshme e çmimit të energjisë për bizneset në tërësi, bizneset e vogla në veçanti.

Pra, ne nuk do pranojmë këto çmime aktuale, por do të ulim çmimet. Ne kemi patur, sepse ai është memorieshkurtër, çmimin për shqiptarët në vitin 2013 që konsumonin gjer në 250 kilovat në muaj ka qenë 70 lekë, 0.7 lekë kW/h.

Ka qenë çmimi për ata që konsumonin mbi këtë kuotë, 115 lekë.

Ky tani, e rriti sa e rriti, e rriti 40 e sa lekë dhe i shkatërroi njerëzit me çmime, dhe ai thotë, po e ul thotë. Po e ul në rradhë të parë, se vetë ai që konsumon 700 kW/h, bëjini llogaritë vetë, fiton me një fjalë në muaj sa konsumojnë 3 familje të tjera. Kjo nuk do të ndodhë me ne.

Kjo është, thashë edhe njëherë: të marrësh energjinë, mallin që i përket qytetarëve ta shpërndash në mënyrë të barabartë, si tek të varfërit ashtu dhe tek të pasurit, por jo. Ne do përmbysim shpërndarjen e të ardhurave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, gjersa njerëzit të çlirohen nga kjo varfëri, nga këto dhimbje të mospasjes”, tha Berisha.

Vijon... 

Të këshilluara

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së thirrjes së Ermal...

10:04

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09