Flash

Rama para zgjedhjeve, ul çmimin e energjisë për vetëm një vit

Lapsi.al 8 January 2025
Rama para zgjedhjeve, ul çmimin e energjisë për vetëm

Edi Rama deklaroi se çmimi i energjisë elektrike do të ulet prej shkurtit, por vetem për vitin 2025.

Me vetëm katër muaj larg fushatës, Rama shprehet se ky vendim e mbush atë me krenari.

"Do të ndajmë me publikun një arritje që është nga domethënëset e qeverisëse sinë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Është një fakt i cili na mbush me krenari po të marrim parasysh se nga çfarë humnere e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë.

Nga ana tjetër, pot ë marrim parasysh se Çmimit të energjisë në kohët e sotme është në kundërtendecë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë, ku çmimet e energjisë janë rritur.

Kjo masë është më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar gjerësisht në të gjitha nivelet." - u shpreh Edi Rama.

Çmimi i energjisë do të faturohet në mënyrë progresive, në bazë të konsumit, kush harxhon më pak paguan më pak dhe anasjelltas.

Në mbledhjen e sotme të Entit Rregullator të Energjisë është vendosur ulja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që përdorin deri në 700 kilovat. Duke nisur nga 1 shkurti deri në 31 dhjetor të këtij viti, çmimi i energjisë do të jetë 8.5 lekë për familjarët që shpenzojnë deri në 700 kilovat.

Për ata që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9.5 lekë për kilovat, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë për familjet.

“Propozojmë që për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KëH, çmimi të jetë 8.5 lekë. Ndërsa për ata që shpenzojnë nga 701 KëH e më tej, çmimi do të jetë 9.5 lekë për KëH. Të gjitha çmimet e tjera për secilën kategori konsumatorësh të mbeten të pandryshuara”, tha drejtor i Tarifave i OSHEE. ©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së thirrjes së Ermal...

10:04

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, një person me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka hu...

19:45

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09