Flash

Bisedat me Ajola Xoxen, mbërrin në SPAK gruaja e biznesmenit Elman Abule

Lapsi.al 8 January 2025
Bisedat me Ajola Xoxen, mbërrin në SPAK gruaja e biznesmenit Elman

Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abulem u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime lidhur me hetimet që po kryhen nga SPAK, ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe familjarëve të tij për 4 vepra penale, përfshirë korrupsionin.

Ajo është paraqitur e vetme dhe pa prezencën e avokatit, për të dhënë shpjegime si person në dijeni për rrethanat e hetimit.

Sipas hetimeve të deritanishme, janë zbardhur komunikime të sipërmarrëses Nito dhe bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, ku evidentohet një marrëdhënie tregtare krahas asaj të paraqitur si miqësore mes bashkëshorteve të biznesmenit Elman Abule dhe kryebashkiakut të Tiranës.

Pasi mori në pyetje për 5 orë kryebashkiakun e Tiranës, SPAK tha se hetimet janë ende në fazë paraprake, dhe se ishin gjetur prova për të paktën katër vepra penale, si “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Të këshilluara

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së thirrjes së Ermal...

10:04

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09