Flash

Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës

Lapsi.al 8 January 2025
Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës

Policia e Kosovës mbylli të mërkurën një zyrë të institucioneve të mbështetura nga Serbia në Mitrovicën e Veriut, duke nxitur reagimin e përfaqësuesve politik lokalë të mbështetur nga Beogradi, të cilët thanë se kjo është pjesë e fushatës parazgjedhore të kryeministrit Albin Kurti. Autoritetet thanë se zyra funksiononte si pjesë e administratës tatimore të Ministrisë së Financave të Serbisë.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se “ky institucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës”, ndërsa theksoi se Kosova do të vazhdojë të luftojë “çdo paralelizëm kriminal të Serbisë përballë institucioneve” të saj.

Mbyllja e zyrës nxiti reagimin e Listës Serbe, e cila tha se me “nxjerrjen në rrugë të 80 punëtorëve serbë, Albin Kurti vazhdoi fushatën e tij parazgjedhore, të cilën e drejton ekskluzivisht mbi kurrizin e popullit serb, sepse nuk ka çfarë t’u ofrojë votuesve tij”.

Kjo parti e themeluar dhe mbështetur nga Beogradi do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ndërsa certifikimi i saj u shndërrua në temë debatesh pasi që lëvizja Vetëvendosje në pushtet kundërshtoi pjesëmarrjen e saj në zgjedhje.

Të hënën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfshiu Listën Serbe në fletëvotim, me gjithë reagimin e lëvizjes Vetëvendosje, e cila është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi që në ditën e fundit të vitit që lamë pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimi i këtij paneli për certifikimin e Listës Serbe është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet./Voa

Të këshilluara

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së thirrjes së Ermal...

10:04

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, një person me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka hu...

19:45

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09