Flash

Arsenal humbet keq në Carabao Cup, Arteta i habit të gjithë: “Topi kërcente shumë”

Lapsi.al 8 January 2025
Arsenal humbet keq në Carabao Cup, Arteta i habit të gjithë:
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Carabao Cup për Arsenal përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme: një humbje 2-0 në shtëpi ndaj Newcastle, që tani ka një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit më 5 shkurt në St. James’ Park. Kjo humbje ishte një goditje e rëndë për Gunners, ndërsa trajneri Mikel Arteta bëri një koment befasues, duke ia faturuar disfatën topit të përdorur gjatë ndeshjes: “Ishte ndryshe nga ata që përdorim në Premier League. Fluturonte më shumë seç jemi mësuar”. Një shpjegim që për shumëkënd tingëlloi si një alibi klasike dhe që shkaktoi jo pak ironi.

Arteta i habit të gjithë: topi vendosi humbjen e Arsenal

“Goditëm shumë herë, por shpesh mbi traversë: në fund, topi fluturonte shumë, ishte ndryshe edhe në pasime dhe kontroll.” Këto ishin fjalët e trajnerit të Arsenal, Mikel Arteta, i cili përballë tifozëve të tij e pa skuadrën e tij të dështonte në gjysmëfinalen e parë të EFL Cup. Komentet e tij u perceptuan si një përpjekje për të fshehur problemet që skuadra shfaqi gjatë 90 minutave kundër një Newcastle më cinik dhe efikas. “Ne e diskutuam edhe mes nesh, ai top ishte krejtësisht ndryshe nga ai që përdorim në Premier League. Duhet të përshtatesh, sepse kur e prek fluturon dhe kontrolli është shumë ndryshe”.

Statistikat e ndeshjes: Arsenal 23 goditje pa gola

Reflektimi i Arteta-s nis nga një statistikë e rëndësishme e ndeshjes: Arsenali goditi drejt portës plot 23 herë, ndërsa Newcastle vetëm 7 herë, por 10 prej përpjekjeve të Arsenalit përfunduan jashtë kuadratit. Në fund, Gunners nuk shënuan asnjë gol, ndërsa Newcastle realizoi dy gola vendimtarë, duke marrë një epërsi të madhe në këtë gjysmëfinale me dy ndeshje. “Ka disa detaje që duhet t’i përmirësojmë, por nëse shikoni çfarë prodhuan të dyja skuadrat dhe dominimin tonë, ky rezultat nuk reflekton historinë e ndeshjes. Realiteti është se ata ishin jashtëzakonisht efikasë me rastet e tyre, ndërsa ne jo dhe ndonjëherë ishim edhe të pafat.”

Zgjidhja e teknikut Arteta për të shmangur ironitë

Komentet e teknikut Arteta nxitën sarkazëm dhe humor në rrjetet sociale, pasi justifikimi i tij u konsiderua i pabazë, duke pasur parasysh që i njëjti top ishte përdorur edhe nga Newcastle. Sipas kritikëve, humbja erdhi më shumë për shkak të gabimeve në fushë të Arsenal, sesa nga faktorë “anësorë”. Megjithatë, Arteta tentoi të korrigjojë qëndrimin e tij: “Duhen disa grimca fati që topi të kërcëjë aty ku dëshiron, por gjithashtu duhen intuita dhe vëmendje që na munguan. Duhet të rregullojmë disa detaje dhe të prodhojmë edhe më shumë: gjithçka varet nga ne. Nëse sulmojmë më shumë, në fund gjasat për të fituar do të jenë më të larta”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI