Flash

"Mbaroi"! Wanda ndahet dhe nga L-Gante e akuzon: “Icardi më shantazhon me disa video”

Lapsi.al 7 January 2025
"Mbaroi"! Wanda ndahet dhe nga L-Gante e akuzon: “Icardi më
“Sot rrugët tona ndahen për t’u përqendruar te puna dhe familja jonë. Situata ime komplekse dhe e dhimbshme gjyqësore më ka shtyrë të marr këtë vendim. Sot, fëmijët e mi kanë nevojë për mua dhe koha ime është plotësisht e dedikuar për ta”. Me këto fjalë, Wanda Nara ka njoftuar përfundimin e marrëdhënies së saj me L-Gante në një postim në Instagram.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Wanda Nara (@wanda_nara)

Më parë, reperi argjentinas L-Gante kishte komentuar situatën duke postuar një foto me ish-partneren dhe duke shkruar: “Kjo telenovelë ka përfunduar, vazhdojeni pa mua. Nëse keni diçka për të më pyetur, ta dini se nuk kam asnjë qëllim dhe as nevojë të jap sqarime apo shpjegime.” Me sa duket lidhja është ndërprerë për shkak të vështirësive martesore të Wanda Nara-s, e cila vazhdon të përballet me një ndarje të ndërlikuar nga ish-burri i saj, Mauro Icardi. Prej kohësh, mes tyre ka pasur një konflikt të fortë, si në jetën reale ashtu edhe në rrjetet sociale, me akuza, ironi dhe kërcënime reciproke.

AKUZA E KËRCËNIME

Icardi e akuzon Wanda Nara-n për tradhti të shumta dhe për pengimin e tij për të takuar vajzat e tyre, Francesca dhe Isabella. Në anën tjetër, Wanda i kthen të njëjtat akuza dhe pretendon se ka qenë viktimë e dhunës në familje. Gjendjen e ka përkeqësuar edhe thashethemi për një rikthim të sulmuesit të Galatasaray me China Suarez, aktoren e përfolur më parë për një tradhti të supozuar, kur ishte i martuar me argjentinasen. Në një intervistë për programin argjentinas LAM, Wanda ka komentuar: “Ai gjithmonë e përçmonte atë, thoshte gjërat më të këqija për të: se ishte e lehtë, se kishte një erë të keqe. Nuk ka guxim të dalë me të dorë për dore dhe ta tregojë. Unë i kam thënë: ‘Tregoje, por mos përdor vajzat e mia’”. Së fundmi, Nara ka publikuar disa biseda ku Icardi i kërkonte me këmbëngulje të riktheheshin bashkë. Në një prej tyre, ai shkruante: “Dua të të kthej kështu, dhe të ta bëj. Gjithçka ashtu si të pëlqen ty. E di që po vdes nga dëshira të q*hesh, të ma thi*hësh dhe gjithë të tjerat. Sillesh si e ofenduar, je e keqe me mua”. Për më tepër, Wanda ka pohuar se ish-burri i saj e ka kërcënuar duke i thënë se do të publikonte video intime: “Më ka shantazhuar me video personale, duke thënë se do t’i publikonte”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Wanda Nara (@wanda_nara)

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI