Flash

Portieri i panjohur pëson 5 gola nga Real, por bëhet hero: “Telefoni im po shpërthen”

Lapsi.al 7 January 2025
Portieri i panjohur pëson 5 gola nga Real, por bëhet hero:
Kupa e Mbretit, prej disa sezoneve, ka një format të ngjashëm me atë anglez, një format i mrekullueshëm që në fazat e para sjell ndeshje të pabarabarta, por me një hijeshi të pafundme. Real Madrid, që në vitin 2024 i fitoi të gjitha trofetë, u përball me një skuadër të kategorisë së katërt spanjolle, Deportiva Minera, në 1/16-at e finales. Sigurisht, ishte një “shënjestër” e pastër. Rezultati përfundimtar ishte i qartë, por portieri i Minera ishte protagonisti absolut. Fran Martinez pësoi pesë gola, por bëri 17 pritje, 13 prej tyre nga goditjet brenda zonës së rreptësisë. Pas ndeshjes, ai tregoi përvojën e tij dhe atë që ndodhi më pas. Rezultati përfundoi me një goleadë, siç pritej. Real Madrid u kualifikua në 1/8-at e Kupës së Mbretit duke mposhtur Deportivo Minera 5-0 në Cartagonova. Arda Güler shënoi dy gola, ndërsa Camavinga, Valverde dhe legjendari Modric shtuan nga një gol. Fran Martinez, i cili dikur ishte pjesë e akademisë së Real Madrid, përjetoi një mbrëmje të paharrueshme. Edhe pse pësoi pesë gola, ai ishte pa diskutim lojtari më i mirë në fushë, duke u përballur me një “bombardim” të vërtetë të portës së tij. Gjatë 90 minutave, Real Madrid realizoi 22 goditje në kuadrat, ndërsa Martinez bëri 17 pritje. Një shifër e jashtëzakonshme, sidomos kur mendojmë, për shembull, që Sommer, portieri i ekipit kampion të Italisë, ka bërë gjithsej 40 pritje në 16 javë kampionati.

Fran Martinez dhe anekdotat për Ancelotti dhe Courtois

Në një intervistë për “El Larguero” të Cadena SER, Martinez foli për një ndeshje dhe një mbrëmje që nuk do ta harrojë kurrë, duke shtuar se: “Prisnim që të ishin të mirë, por jo në atë nivel”. Ai gjithashtu zbuloi se kishte marrë një fanellë me autograf nga Courtois, të cilën ky i fundit ia kishte dërguar. Për Ancelotti-n, me humor, Fran tha: “U inatosa me të kur pashë që futi në lojë Vinicius, Bellingham dhe Mbappé. Mendova: Carletto, lëre fare!” Gjithashtu, Martinez ndau një anekdotë për Brahim Diaz, i cili, pasi u ndalua nga portieri në një aksion, i tha: “Bastard, më ndalove.” Ai gjithashtu tregoi se telefoni i tij humbi shpejt baterinë, sepse pothuajse të gjithë i kishin dërguar mesazhe pas ndeshjes: “Telefoni im po shpërthen”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI