Flash

Si jeton Robinho në “burgun e të famshëmve”: ndan qelinë me dikë që ka vra*ë të bijën

Lapsi.al 7 January 2025
Si jeton Robinho në “burgun e të famshëmve”: ndan

Burgu P2 Dr. José Augusto Cesar Salgado në Tremembé II (San Paolo), ku mbahet ish-futbollisti Robinho, njihet si “burgu i të famshmëve”, pasi aty strehohen në qeli që variojnë nga 9 deri në 15 metra katrorë – dhe ku ngjeshen deri në 6 të burgosur – persona që kanë kryer krime që kanë shkaktuar shumë bujë në Brazil. Nga vrasës e përdhunues deri te rrëmbyes, politikanë të korruptuar dhe disa “të famshëm” që janë përballur me drejtësinë, aty mund të gjesh një gamë të gjerë të dënuarish.

I burgosur me persona që kanë kryer krime të tmerrshme

Shumë prej bashkëvuajtësve të tij kanë kryer krime nga më mizorët. Alexandre Nardoni po vuan dënimin për vrasjen e vajzës së tij. Roger Abdelmassih, një ish-mjek 81-vjeçar, përdhunonte pacientet duke i droguar më parë. Lindemberg Alves, i dënuar me 98 vite burg, vrau dhe rrëmbeu të dashurën e tij 15-vjeçare, Eloá Pimentel.

I dënuar me 9 vite për përdhunim në grup

Në këtë burg me mbi 400 të burgosur është edhe ish-lojtari brazilian, i cili luajti në Serie A me fanellën e Milanit. Robinho është dënuar me 9 vite burg për përdhunim në grup, një ngjarje që daton në vitin 2013, kur një shqiptare e denoncoi atë dhe 6 burra të tjerë për abuzime të kryera në një klub nate. Pavarësisht mohimeve të tij dhe pretendimeve për pafajësi, procesi gjyqësor përfundoi me dënimin e tij.

Lexo më tej: Abuzoi në grup me shqiptaren, nuk ka ulje dënimi për Robinho: Gjykata refuzon ankimimin

Edhe këtë vit, Robinho e kaloi Krishtlindjen pas hekurave, pasi iu refuzua kërkesa për një leje speciale për të kaluar festën me familjen. Më herët, gjykata kishte refuzuar gjithashtu kërkesën për liri me kusht.

Ish-futbollisti vazhdon të deklarojë pafajësinë e tij

Ish-futbollisti vazhdon të deklarojë pafajësinë e tijRobinho, tani 40 vjeç, e konsideron veten viktimë të një padrejtësie, duke pohuar se kontakti i tij me gruan ka qenë konsensual dhe se nuk është gjetur asnjë provë e ADN-së së tij. Ai e përshkroi marrëdhënien si “sipërfaqësore dhe të shpejtë”, duke thënë: “Shkëmbyem disa puthje dhe kaq. Më pas u largova. Kur pashë që ajo po vazhdonte edhe me të tjerët, ika. Nuk jam një gënjeshtar”.

Çfarë bën Robinho në burg: Programi i riedukimit

Në burg, Robinho merr pjesë në një program riedukimi ku mëson të riparojë televizione dhe pajisje të tjera elektronike. Ai gjithashtu punon si arkivist dhe bibliotekar, duke shpërndarë libra për të burgosurit e tjerë.

Një “Tinder” për të burgosur

Në këtë burg funksionon edhe një sistem për njohje mes të burgosurve, një lloj “Tinder-i” për personat pas hekurave. Të burgosurit mund të krijojnë kontakte me gra të burgosura në një institucion tjetër rreth 5 kilometra larg. Përmes shkëmbimit të letrave, fotove personale dhe mesazheve, ata përpiqen të krijojnë lidhje. Megjithatë, çdo shkëmbim monitorohet nga stafi i burgut, që inspekton postën e tyre. Sistemi funksionon thjesht: dërgo një foto sa më reale dhe prit të zgjidhesh.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI