Cristiano Ronaldo dhe kritikat për Ligue 1
Në një bisedë spontane gjatë eventit, u diskutua për Ligue 1, dhe Ronaldo nuk u tregua aspak i impresionuar nga futbolli francez. Duke e vlerësuar nivelin e tij, ai e renditi madje pas Arabisë Saudite: “Kampionati francez? Sigurisht që është më i dobët se Arabia Saudite. Nuk e them këtë sepse luaj këtu. Njerëzit duhet të vijnë dhe të luajnë këtu, që ta kuptojnë. Të provojnë të vrapojnë në 38, 39, 40 gradë dhe të bëjnë ndonjë sprint, vetëm për ta parë se si është. Mos i besoni fjalëve të mia: shkoni dhe shiheni vetë”.Ronaldo është kthyer në një mbrojtës të madh të futbollit saudit, madje duke e preferuar atë mbi një nga ligat më të rëndësishme evropiane, e cila çdo vit prodhon talente të reja që tërheqin interesin e klubeve të mëdha. Në vazhdim të fjalimit të tij, ai kritikoi edhe më ashpër ekipet franceze, duke përjashtuar vetëm Paris Saint-Germain: “Në Francë është vetëm PSG, të tjerët kanë mbaruar. Ky është mendimi im. Në Francë është vetëm PSG, më vjen keq. Të tjerët konkurrojnë, ok. Por PSG është më i forti, askush nuk konkuron me ta. Ata kanë lojtarët më të mirë, janë klubi me më shumë para. Kjo është një fakt, dhe nuk e kuptoj pse njerëzit habiten kaq shumë.” Deklaratat e CR7 kanë ndezur diskutime të shumta, duke goditur drejtpërdrejt një kampionat të njohur për zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe për garat e forta, edhe pse dominimi i PSG është i padiskutueshëm.??️ Cristiano Ronaldo: “Saudi League is better than Ligue 1, of course. Try to sprint in 38, 39, 40 degree weather and see. France only has PSG. The rest are finished.” ??? pic.twitter.com/Are8ZOhcXh
— Pubity Sport (@pubitysport) December 27, 2024