Flash

Si Arsenal u bë më i rrezikshmi në Evropë në goditjet nga këndi: sekretet e Arteta

Lapsi.al 28 December 2024
Si Arsenal u bë më i rrezikshmi në Evropë në goditjet

Arsenal është skuadra më e rrezikshme e Premier League dhe Evropës nga goditjet nga këndi. Gunners kanë shënuar plot 23 gola nga këndoret, nga gjithsej 34 gola të realizuar në kampionat, tetë më shumë se çdo ekip tjetër anglez. Një statistikë mbresëlënëse që nxjerr edhe më shumë në pah punën e Nicolas Jover, i cili që prej vitit 2021 është pjesë e stafit teknik të Arsenal-it si specialist për goditjet standarde dhe tashmë është bërë një pikë referimi.

Tekniku francez ka arritur të çojë në një nivel shumë të lartë efikasitetin e këndoreve sulmuese të skuadrës londineze, dhe bilanci është aq pozitiv sa që Mikel Arteta ka kërkuar publikisht shpërblime për Jover në disa konferenca për shtyp për shkak të përmirësimeve të dukshme.

Cilat janë sekretet e Arsenal-it te goditjet nga këndi?

Skuadra e Mikel Arteta është shumë e përgatitur për këndoret, dhe kjo vërehet nga mënyra se si lojtarët pozicionohen gjatë tyre: ata nuk pozicionohen njësoj as brenda së njëjtës ndeshje. Parimet kryesore janë orientimi, konfuzioni, izolimi dhe impakti.

• Orientimi i referohet mënyrës se si sulmuesit pozicionohen për të penguar kundërshtarët të kenë kontakt vizual me ta dhe topin. Shpeshherë, ata vendosen pranë shtyllës së dytë për t’u zhvendosur më pas në pozicione të paracaktuara.

• Konfuzioni krijohet për të shmangur një pikë referimi për mbrojtësit dhe për të kufizuar veprimet e portierit.

• Izolimi është një koncept interesant që u jep lojtarëve më të rrezikshëm në lojën ajrore mundësinë për të qenë në situata një kundër një, ose për të krijuar hapësira për sulm të lirë.

• Impakti përfshin përplasjet fizike dhe bllokimet për të çliruar lojtarët më të rrezikshëm, duke i lënë ata të izoluar në pozicionin më të mirë.

Një tjetër element i rëndësishëm është prania e një numri të madh lojtarësh në zonën ku mund të bjerë topi, duke rritur opsionet përgjatë gjithë gjerësisë së portës dhe duke rritur probabilitetin e shënimit nga pozicione të ndryshme.

Në këtë mënyrë, Arsenal përdor taktika nga sulmi në shtyllën e parë deri te izolimi i Gabriel Magalhães, një nga lojtarët më të rrezikshëm në Evropë në goditjet standarde, në shtyllën e dytë, duke krijuar vazhdimisht probleme për mbrojtjet kundërshtare. Në disa raste, ata kanë shënuar edhe nga “topat e dytë”.

@raskydammy Arsenal's corner MASTERCLASS Blockers, runners, and tactical Chaos! #arsenal #gunners #premierleague #football #viral ♬ Akon's Beautiful Day - Akon

Si disa skuadra i kanë sfiduar këndoret e Arsenal?

Disa skuadra (si Monaco dhe Paris Saint-Germain në Champions League, Crystal Palace në Carabao Cup dhe Premier League) kanë gjetur mënyra për të kundërshtuar këto taktika. Strategjitë kanë përfshirë pozicionimin e më shumë lojtarëve në zonat e avancuara për të mbajtur më pak njerëz në zonë, deri te “sulmi ndaj topit të dytë” për të nisur kundërsulme. Madje, disa ekipe, si Liverpool në ndeshjen ndaj Leicester-it në Boxing Day, kanë imituar këto metoda.

Murali kushtuar Jover, magjistarit të goditjeve standarde

Tifozët e Arsenal kanë vlerësuar punën e Nicolas Jover dhe në Hornsey Road i kanë dedikuar një mural në shenjë mirënjohjeje për ndikimin e tij te skuadra.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI