Flash

Guardiola i kapur nga haluçinacionet: gjatë konferencës vështron një pikë në asgjë

Lapsi.al 27 December 2024
Guardiola i kapur nga haluçinacionet: gjatë konferencës
Pep Guardiola nuk arriti të fshehë dëshpërimin gjatë konferencës për shtyp pas barazimit ndaj Everton-it. Ai u paraqit para mediave sepse ishte i detyruar ta bënte, por me shumë dëshirë do ta kishte shmangur. Aq i zhgënjyer, i hutuar dhe pa shpresë ishte sa nuk dinte çfarë të thoshte për të justifikuar një tjetër hap fals të Manchester City. Pamja e tij tregonte qartë: gjërat po shkojnë keq, dhe as ai nuk mund të bëjë asgjë për ta ndaluar këtë. Penalltia e humbur nga Haaland (i shpërqendruar dhe i tallur nga Pickford) i hodhi të gjitha përpjekjet poshtë. Ekipi mbetet i ngecur në tunelin e një krize të gjatë: nga nëntori deri më sot, në 9 ndeshje të Premier League ka humbur 6 herë, ka barazuar 2 dhe ka fituar vetëm ndaj Nottingham. Ishte një dritë e vogël në mes të errësirës. Por edhe ajo shuar nga penalltia e humbur e sulmuesit.

Shprehitë flasin më shumë se Guardiola

Mjafton shprehja e fytyrës së trajnerit katalanas për të kuptuar gjithçka. Ai i ka provuar të gjitha, madje edhe përdorimin e një “grushti të hekurt,” duke “hequr Krishtlindjet” për t’i mbajtur lojtarët të përqendruar dhe për t’i dhënë një shtysë krenarie ekipit. Por as kjo nuk ka funksionuar. Magjia është zhdukur. Dhe kur shfaqet para gazetarëve, duket krejtësisht i shkatërruar, i humbur, jashtë vetes dhe i dorëzuar. Hyn në dhomë, ulet, mban kokën ulur, me sytë e ngulitur në një pikë në boshllëk, qëndron në heshtje, nuk shikon askënd përreth dhe duket i larguar, i zhytur në mendime. Rishfaqet vetëm kur një zë njofton se konferenca do të fillojë dhe bëhet pyetja e parë. Guardiola zgjohet nga ajo gjendje letargjike dhe sjell një shikim të butë. Buzëqeshja që shfaq është e lodhur, e sforcuar, dhe ai duket i stërmunduar edhe për të bërë një fytyrë të qetë përballë situatës së keqe. Nuk di çfarë të thotë për të justifikuar këtë tjetër mundësi të humbur. “Nëse më pyesni për ndeshjen e sotme – thotë trajneri i Manchester City – ne kemi luajtur si gjithmonë, kemi bërë një paraqitje të mirë në mbrojtje dhe sulm. Kur luajmë keq, jam i pari që e pranoj, por sot nuk mund ta them këtë. Patëm raste, dhe jo vetëm penalltinë, por shumë raste… Goditëm shumë herë, por në fund nuk arritëm të merrnim rezultatin që donim”.

"Kjo është jeta"

Pjesa tjetër e përgjigjes është një shpërthim dhe një rrëfim njëkohësisht. Ai dorëzohet përballë realitetit të situatës: gjërat janë kështu dhe nuk ka një shkop magjik që të zhbëjë këtë mallkim. “Kjo është jeta, nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse ta pranojmë. Nuk e prisnim që të mos fitonim kaq shumë ndeshje për kaq gjatë. Çfarë mund të bëjmë? Të vazhdojmë përpara. Futbolli është të fitosh, të shënosh gola dhe të mos pësosh, gjë që gjithmonë e kemi bërë. Por këtë sezon, muajin dhe gjysmën e fundit, nuk ia kemi dalë ta bëjmë.”

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI