Flash

Video/ Egnatia bën tripletë: Ujka e Bakayoko thyejnë Kukësin e sigurojnë Superkupën

Lapsi.al 26 December 2024
Video/ Egnatia bën tripletë: Ujka e Bakayoko thyejnë Kukësin

Egnatia bën tris: pas kampionatit e Kupës së Shqipërisë, rrogozhinasit sigurojnë edhe Superkupën, duke mposhtur Kukësin me rezultatin 2-0. Vendosën Ujka dhe Bakayoko, duke i dhënë suksesin e dytë radhazi në përballjen mes tyre, pas asaj të finales së Kupës të edicionit të kaluar. Tetova e mbyll vitin 2024 në mënyrën më të mirë, duke rrëmbyer edhe trofeun e parë sezonal.

Egnatia është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë për herë të parë në historinë e saj. Rrogozhinasit, ashtu siç pritej, kanë dominuar ndeshjen me Kukësin, duke krijuar më shumë lojë e raste. Ujka shënoi në minutën e 19', duke e bërë më të thjeshtë ndeshjen për të besuarit e Tetovës. Dëshira e Kukësit për të përdorur kundërsulmin u venit dhe skuadra e Çelës u detyrua të luante shanset e saj. Egnatia nuk e mbylli ndeshjen dhe blutë i patën rastet e tyre për të bërë keq, para se të ndëshkoheshin nga Bakayoko që vulosi suksesin 2-0 në minutën e 87', duke dërguar Superkupën në Rrogozhinë.

[video width="592" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/676d9f229a245-1-1.mp4"][/video]

Lexo më tejVideo/ Dinamo kampione dimri, thyen për herë të parë Egnatian: Tetova gabon strategji

Një ndeshje me diferenca, në kohën kur fituesit e dyfishtë të titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë të edicionit të kaluar, sfidonin finalistët e Kukësit. Rrogozhinasit ndoshta nuk kanë forcën e sezonit të kaluar, por janë ende në katër më të mirat e Abissnet Superiore. Kukësi nga ana tjetër, po kalon një periudhë shumë të vështirë me 17 pikë në vendin e nëntë, një mbi Korabin në renditjen aktuale të Kategorisë së Parë. E megjithëse pozitat e dy aktorëve që diskutuan trofeun e parë të sezonit ishin shumë të ndryshme, një finale është një finale. Askush nuk futet në fushë për të humbur, apo i dorëzuar dhe Kukësi e provoi, pavarësisht se në fund u dorëzua në golat e Ujkës dhe Bakayoko.

[video width="586" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/676db25aeaee4.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI