Përmbysje tjetër te Sporting: largohet Pereira, vjen Rui Borges
Në mëngjesin e 26 dhjetorit, klubi bardhejeshil njoftoi pasuesin e Pereira: Rui Borges, i cili la drejtimin e Vitoria Guimaraes, ku kishte qëndruar deri në javën e fundit të kampionatit portugez. Pereira, 40 vjeç, ishte promovuar më 11 nëntor nga trajner i ekipit të dytë të Sportingut, pas largimit të Amorim në drejtim të Manchesterit. Por situata e klubit – që deri në atë moment ishte i pathyeshëm si në kampionat ashtu edhe në Champions League, ku kishte shkatërruar Manchester City 4-1 – u rrëzua nën drejtimin e tij. Në 8 ndeshje me Pereiran në stol, Sporting regjistroi 4 humbje, 3 fitore dhe 1 barazim. Rezultati fatal për të ishte një 0-0 ndaj modestit Gil Vicente.Në veçanti, në Liga Portugal, Sporting shpërdoroi një avantazh prej 6 pikësh ndaj Benfikës, e cila tani kryeson kampionatin me një pikë epërsi. Ndërkohë, dy humbjet e fundit në Champions League e kanë larguar mundësinë për kualifikim në fazën e 1/8-ve, një objektiv që pas 4 ndeshjeve të para dukej i arritshëm. Aktualisht, skuadra ndodhet në vendin e 17-të dhe rrezikon edhe playoff-in.Um Leão para sempre. Obrigado, João Pereira ? pic.twitter.com/KhxhqwIdqk
— Sporting CP (@SportingCP) December 25, 2024
??? ?????? é o novo treinador do #SportingCP ? Bem-vindo ao reino do Leão, míster ? pic.twitter.com/QGh7c993yE
— Sporting CP (@SportingCP) December 26, 2024