Flash

Gattuso shpërthen ndaj lojtarëve të tij pas një goli: nuk i pëlqeu ajo që pa

Lapsi.al 24 December 2024
Gattuso shpërthen ndaj lojtarëve të tij pas një goli: nuk i
Gennaro Gattuso njihet për pasionin e tij të zjarrtë në pankinë gjatë ndeshjeve të skuadrave që drejton. Në ndeshjen e fundit të kampionatit kroat, në krye të Hajduk Split, trajneri italian u tregua më energjik se kurrë, madje shpërtheu edhe ndaj vetë lojtarëve të tij. Ish-mesfushori kampion bote tregoi se është gati të bëjë gjithçka për të siguruar fitoren. Skuadra e Splitit luante në fushën e Sibenikut, në një ndeshje që, pavarësisht diferencës në renditje (Hajduku i pari, Sibeniku i parafundit), rezultoi shumë e vështirë. Vetëm në kohën shtesë, Hajduku arriti të siguronte tre pikët falë golit të Krovinovic, pas një loje të tensionuar që kishte parë më herët golat e Livajës dhe Kulusicit.

Gattuso shpërthen në pankinë pas golit të Hajdukut, qorton lojtarët e tij

Një gol shumë i rëndësishëm erdhi dy minuta pasi vendasit kishin barazuar, ndonëse ishin me një lojtar më pak gjatë gjithë pjesës së dytë. Por në vend që të festonte, Gattuso vendosi të vërë në rregull lojtarët e tij. Pas golit të Krovinovic, ai u drejtua veçanërisht ndaj Bamba dhe Hrgovic.

Trajneri italian i zhvendos lojtarët me forcë

Dy lojtarët e Hajdukut, pas festimeve, ishin afër pankinës duke pirë ujë dhe duke u dukur mjaft të qetë. Por nuk e kishin parashikuar reagimin e Gattusos, i cili i tërhoqi me forcë për bluzat dhe i futi përsëri në fushë, duke i kërkuar në mënyrë të ashpër të merrnin pozicionet e tyre. Përveç kësaj, Gattuso e shfryu nervozizmin e tij duke gjuajtur me këmbë një shishe uji dhe duke vazhduar të bërtiste i zemëruar. Ky ishte një veprim i qëllimshëm për të mbajtur lojtarët të fokusuar në minutat e fundit dramatike dhe për të shmangur çdo relaksim pas golit. Gattuso e dinte mirë sa e rëndësishme ishte fitorja për të ruajtur vendin e parë së bashku me Rijekën. Për të, nuk ishte momenti për të humbur vëmendjen dhe për të rrezikuar suksesin. Për festime kishte kohë pas bilbilit të fundit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI