Flash

Video/ Carlos Augusto e Thuram mposhtin Como: Inter i përgjigjet Atalantës

Lapsi.al 23 December 2024
Video/ Carlos Augusto e Thuram mposhtin Como: Inter i përgjigjet

Inter i teknikut Simone Inzaghi fitoi 2-0 ndaj Como, duke mbyllur javën e 17-të të Serie A. Në një mbrëmje më e vështirë nga sa pritej duke parë renditjen, zikaltrit përfituan nga një goditje nga këndi e Calhanoglu në fillim të pjesës së dytë, ku Carlos Augusto realizoi golin e fitores, duke shënuar për të dytën ndeshje radhazi. Në kohën shtesë, Thuram vulosi rezultatin me një goditje të fuqishme në trekëndësh. Me këtë fitore, Interi ruan ritmin me Atalantën dhe Napolin, ndërsa Como tregoi përmirësimet e tij të dukshme në javët e fundit.

DETAJE TË NDESHJES

Ngjyrat e mbrëmjes ishin ato braziliane me nuanca të bardha dhe blu. Inter mposhti Como në të ftohtin e San Siros falë golave të Carlos Augusto dhe Marcus Thuram, duke festuar Krishtlindjet në mënyrë të parakohshme. Lojtari i ndeshjes ishte Carlos Augusto, një djalë nga Campinas, Brazil, i cili kompletoi mozaikun zikaltër duke marrë duartrokitje nga i gjithë stadiumi. Meazza mbetet një fortesë për Interin: vetëm një humbje në shtëpi gjatë vitit 2024.

Lexo më tejAsllani, goli i rrallë nga këndi çon Inter në çerekfinale: "I lumtur, grup fantastik"

Nga ana tjetër, Como kthehet te liqeni me krenarinë se luftoi fort, duke ushtruar presion në të gjithë fushën dhe duke detyruar kampionët e Italisë të mbroheshin disa herë, veçanërisht në pjesën e parë. Cesc Fabregas kishte lavdëruar më parë mënyrën si Inzaghi interpreton sistemin 3-5-2, dhe pas kësaj ndeshjeje duket se edhe Inzaghi do ta përshëndesë me admirim. Nuk ishte një ndeshje e lehtë.

FIORENTINA 1-2 UDINESE

Udinese bëri një goditje të madhe në ndeshjen e parë të mbrëmjes për javën e 17-të të Serie A, duke mposhtur Fiorentinën 2-1 në Franchi. Kean hapi rezultatin nga penalltia në minutën e 8', por në fillim të pjesës së dytë, friulianët arritën përmbysjen me Lucca, i cili pas golit të barazimit në minutën e 49' goditi shtyllën me një roveshiatë, dhe Thauvin që shënoi në minutën e 57' golin e dytë. Me këtë fitore, Udinese ngjitet në kuotën e 23 pikëve, ndërsa Fiorentina mbetet me 31 pikë dhe lejon Juventus ta arrijë në renditje.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI