Flash

Vlahovic tërbohet në pankinë pas zëvendësimit ndaj Monza: ja me cilin e ka serbi

Lapsi.al 23 December 2024
Vlahovic tërbohet në pankinë pas zëvendësimit ndaj
Performanca e Dusan Vlahovic në ndeshjen kundër Monzës ka lënë shumë për të dëshiruar. Juventusi e fitoi me një rezultat të ngushtë, por rezultati ishte e vetmja gjë pozitive nga kjo përballje në kampionat. Statistikat e sulmuesit serb tregojnë qartë një performancë të dobët: asnjë gjuajtje në portë dhe vetëm një jashtë saj, 28 prekjet e topit në 85 minuta, 12 topa të humbur dhe një shifër e ulët në “expected goals” (0.26). Praktikisht, ai ishte i papërfillshëm kundër një kundërshtari që nuk përbënte kërcënim të madh.

Reagimi i Vlahovic pas zëvendësimit

Kur Thiago Motta e nxori nga loja në minutat e fundit, reagimi i Vlahovic ishte i dukshëm. Sulmuesi shpërtheu në nervozizëm, duke hedhur parakrahët dhe shfaqur një mimikë të zemëruar. Me shumë gjasa, frustrimi i tij ishte ndaj vetes për mungesën e ndikimit në një ndeshje që duhej të ishte më e lehtë për bardhezinjtë (Monza ndodhet në vendin e fundit të renditjes). Megjithatë, trajneri Thiago Motta zgjodhi të jetë diplomatik në komentet e tij: “Vlahovic nervoz? Dusan bëri një paraqitje të mirë, jam i kënaqur me atë që bëri,” tha ai.

Arsyet e mundshme të frustrimit

Përtej zhgënjimit personal, mund të ketë pasur edhe arsye të tjera për reagimin e tij. Mospëlqimi i zëvendësimit: Vlahovic mund të ketë dashur të qëndrojë në fushë për të kërkuar një gol që do t’i jepte vetëbesim dhe do të vuloste fitoren. Pastaj është edhe episodi i diskutueshëm me Pablo Marì: një kontakt në zonën e Monza që mund të ishte vlerësuar si penallti nga arbitri, por u injorua. Krahasimi me Nico Gonzalez është një tjetër arsye e mundshme. Ish-shoku i tij te Fiorentina, Nico Gonzalez, pati një ndikim të madh në lojë, duke shënuar golin vendimtar dhe duke treguar personalitet me iniciativat e tij. Ai u vlerësua si një lojtar që “nuk e ndjen presionin”, ndërsa luajti në një pozicion të favorshëm pas shpinës së Vlahovic.

Roli i Nico Gonzalez dhe vlerësimi i Motta

Pas ndeshjes, Thiago Motta foli me nota pozitive për Nico Gonzalez: “Varet nga momenti dhe kundërshtari që përballemi. Jam i bindur se Nico Gonzalez mund ta luajë atë rol në mënyrë perfekte. Ai di të lidhet me mesfushorët, ka luajtur aty edhe më parë dhe mund të përshtatet në pozicione të ndryshme”. Motta shtoi: “Ai është një lojtar special, në stërvitje është i aftë të luajë me një ose dy prekje dhe të kthehet me shpejtësi. Në atë pozicion unë e shoh shumë mirë, dhe ai është i bindur që mund të shkëlqejë aty”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI