Flash

Ibrahimovic dhe arroganca e pafund e tij: “Roli im është të jem Zlatan"

Lapsi.al 23 December 2024
Ibrahimovic dhe arroganca e pafund e tij: “Roli im është të
Në dokumentin e Harvard Business School janë përfshirë deklaratat e Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shpjeguar përgjegjësitë e tij në drejtimin e Milanit. Si Këshilltar i Lartë i RedBird për klubin kuqezi, ish-sulmuesi ka sqaruar rolin e tij në strukturën drejtuese të Milanit.

Ibrahimovic: “Roli im është të jem Zlatan”

“Unë jam Zlatan dhe roli im është të jem Zlatan,” ka thënë Ibrahimovic, sipas dokumentit të Harvard Business School. “Kam shumë për të mësuar, por mendoj se kam edhe shumë për të dhënë. Doja të isha në një pozicion ku mund të bëja ndryshimin. Një nga përgjegjësitë e mia është të rris mentalitetin fitues të skuadrës, për t’u siguruar që të arrihen rezultatet. Lojtarëve u them: Kur je te Milani, nëse arrin rezultate, mund të bësh histori. Jam pranë skuadrës, por jo shumë afër. Jam në një pozicion tjetër nga ai që kisha kur isha lojtar”. Lexo më tej: Cardinale, çfarë thumbi ndaj Inter: “Vjet fitoi titullin e pastaj falimentoi”

“Furlani e bindi Cardinale se unë isha ndryshe”

Suedezi komentoi gjithashtu marrëdhënien e tij me CEO-n e Milan, Giorgio Furlani: “Unë dhe Giorgio u takuam për herë të parë kur ai erdhi gjatë periudhës së Elliott. Fillimisht, Cardinale kishte thënë se nuk dëshironte të punësonte ish-lojtarë, por Giorgio e bindi se unë isha ndryshe. Kur bëhet fjalë për çështje financiare, ne mbështetemi tek ai”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI