Jurgen Klopp pranë Liverpool edhe pas largimit
Lidhja mes Jurgen Klopp dhe Liverpool është shumë e fortë dhe ka mbetur e tillë edhe pas largimit të trajnerit gjerman verën e kaluar. Bashkëpunimi Klopp-Liverpool ka sjellë shumë suksese, dhe gjatë 9 viteve që ai kaloi në pankinën e të kuqve, Klopp fitoi 8 trofe, përfshirë një Premier League dhe një Champions League, duke hyrë thellë në historinë e klubit. Ai gjithashtu ka zhvilluar talente, si Curtis Jones, i cili mbërriti në Liverpool në 2019 dhe tani është një titullar i rregullt me Slot.Mesazhi i Klopp për Jones pas Liverpool-Leicester
Pas ndeshjes kundër Leicester, në të cilën Jones shënoi golin e dytë për Liverpool në fitoren 3-1, ai zbuloi se kishte marrë një mesazh nga Klopp në telefonin e tij, që e befasoi: “Zakonisht, kur mbaroj dhe ndez telefonin, marr vetëm mesazhe nga miqtë dhe familja, por në një moment pashë një nga Klopp.” Ai vazhdoi duke zbuluar përmbajtjen e mesazhit: “Në mesazh shkruhej: ‘Urime për 100 ndeshjet dhe një urim drejt 500’. Unë menjëherë mendova ‘Po çfarë po thotë?’”Curtis Jones’ love for Jurgen Klopp is so wholesome ? Forever a Red ❤️ pic.twitter.com/j2zcOrj2CF
— Optus Sport (@OptusSport) December 27, 2024