Flash

Skandal në hokej: filmonte fshehurazi shoqet në dush, arrestohet lojtarja katalanase

Lapsi.al 28 December 2024
Skandal në hokej: filmonte fshehurazi shoqet në dush, arrestohet
Mossos d’Esquadra, policia rajonale e Katalonjës në Spanjë, arrestoi më 18 dhjetor një lojtare të ekipit Club Hoquei Sant Jordi de Desvalls, nga Girona, në hokej. 33-vjeçarja, portiere e skuadrës, akuzohet se ka filmuar fshehurazi me telefonin e saj shoqet e ekipit ndërsa ishin duke bërë dush. Ngjarja, sipas klubit, ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së Kombëtares Katalanase të Femrave dhe përfshin edhe disa lojtare të kategorisë FEM 17 – pra minorene – të cilat po ndihmonin skuadrën.

Portierja e arrestuar për filmimin e fshehtë të shoqeve nën dush

Sant Jordi publikoi një deklaratë zyrtare ku dënon ashpër sjelljet e tilla, duke i cilësuar si “absolutisht të papranueshme dhe të patolerueshme.” Në të njëjtën deklaratë, klubi katalanas thekson vullnetin për të sqaruar situatën dhe për të bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore duke ofruar çdo informacion të nevojshëm gjatë hetimeve. “As drejtuesit dhe asnjë anëtar i klubit nuk kishte dijeni për këto ngjarje derisa ato u zbuluan,” thuhet në deklaratë, e cila shton gjithashtu se çështja është tashmë në duart e organeve gjyqësore kompetente. Sipas njoftimit të klubit, arrestimi ndodhi pasi Mossos d’Esquadra – të njoftuar nga denoncimi i lojtareve të përfshira dhe me bashkëpunimin e plotë të shoqërisë sportive – verifikuan ngjarjet përmes një agjenteje civile. Ajo e kapi lojtaren duke filmuar me smartphone koleget e saj në momentet kur ndodheshin në dhomat e zhveshjes, ndërroheshin dhe bënin dush. Agjentja konstatoi se portierja kishte vendosur telefonin në mënyrë të tillë që të regjistronte shoqet e saj nën dush dhe vuri re se regjistrimi ishte aktiv. Pas kësaj ndodhi arrestimi i menjëhershëm i lojtareve.

Një incident që tronditi klubin dhe ekipin

Ngjarja ka tronditur gjithë ambientin e Sant Jordi, i cili po ofron mbështetje për të gjithë personat e prekur, ndërkohë që falënderon për solidaritetin e treguar. Edhe pse nuk janë zbuluar detaje mbi imazhet e regjistruara ose përmasat e plota të akteve të kryera, rasti ka nxjerrë në pah nevojën për forcimin e protokolleve të sigurisë në ambientet sportive. Autoritetet e sigurisë publike po vazhdojnë hetimet për të sqaruar ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e plota. Lojtarja e arrestuar që luante hokej u paraqit në gjykatë më 20 dhjetor, ndërkohë që shoqet e saj të ekipit po përpiqen të rikthehen në normalitet pas një incidenti që i ka tronditur thellë dhe ka dëmtuar dinamikat e skuadrës.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI