Flash

Putin zbulon propozimin e Biden në 2021/ Gati të negociojmë me Ukrainën në Sllovaki

Lapsi.al 26 December 2024
Putin zbulon propozimin e Biden në 2021/ Gati të negociojmë me

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi këtë të enjte se homologu i tij amerikan Joe Biden i kishte propozuar atij në vitin 2021, pra para nisjes së luftës që të “shtyhej pranimi i Ukrainës në NATO me 10-15 vjet“.

Anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut ka qenë një kërkesë e kahershme e Kievit.

“Në vitin 2021, presidenti aktual Biden më propozoi pikërisht këtë: të shtyhej pranimi i Ukrainës në NATO për 10-15 vjet, sepse vendi nuk ishte ende gati. Unë u përgjigja logjikisht ‘po, (Ukraina) nuk është gati sot. Por ju do ta përgatisni atë që të jetë gati dhe do ta pranoni'” (si anëtar), - tha Putin gjatë një konference për shtyp në televizion.

Kievi e paraqet anëtarësimin në NATO si të domosdoshëm për sigurinë e tij përballë Rusisë dhe kërkon një ftesë për t’u anëtarësuar sa më shpejt të jetë e mundur. Kremlini paralajmëron vazhdimisht se pranimi i Ukrainës në NATO do të përbënte një kërcënim “të papranueshëm” për Rusinë.

Gjatë konferencës për shtyp, Putin tha se "Rusia kërkon t'i japë fund konfliktit, jo ta ngrijë atë". Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në lidhje me planet e Donald Trump për të ngrirë luftën në Ukrainë, Putin u përgjigj: "Ne gjithashtu përpiqemi t'i japim fund konfliktit".

Sipas Putin, Sllovakia është e gatshme të ofrojë një platformë negociuese për bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës për t'i dhënë fund luftës, dhe kjo është në rregull për Moskën. Ditët e fundit, kryeministri sllovak Robert Fico u prit në Kremlin. “Ka pasur diskutime kryesisht për një marrëveshje paqeje në Ukrainë”, - komentoi presidenti rus. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

5 arsyet pse burrat kanë frikë nga martesa

Martesa është një hap i madh në jetën e çdo individi, që shpesh sjell me vete ndryshime të rëndësishme, sfida dhe ndjenja të ndryshme. Sidoqoftë, shumë burra pë...

22:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI