Flash

Teoria e Berishës: Pse Rama e ka lëshuar Veliajn

Lapsi.al 26 December 2024
Teoria e Berishës: Pse Rama e ka lëshuar Veliajn

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me të rinj të njësisë 5 të Tiranës mbrëmjen e kësaj të enjteje. Ai tha se demokratët janë të bashkuar për të përcjellë “për në banesën e fundit të politikës Erion Veliajn” dhe ku sipas tij do të shkojë edhe Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme. Berisha ka edhe një teori sipas të cilit Rama e ka lëshuar Veliajn.

“...dhe në qoftë se Edi Rama e lëshoi Erion Veliajn, e lëshoi për të mbrojtur veten e tij se ai nuk do të pranonte kurrë. Dhe ditët e fundit, kreu aktin e turpshëm për të zhurmuar fundin politik të Erion Veliaj, thirri Belind Këlliçin njeriun që në emër tuaj, në emër të qytetarëve të Tiranës, i bëri pretencën publike Erion Veliajt.

I zbuloi modelin 100% të vjedhjes me 5D, u zbuloi bashkë me deputetë të tjerë të PD, aferën e djegësit, aferë e cila është në vetvete monumenti më i shëmtuar i hajnisë qeveritare ndaj qytetarëve dhe për ta zhurmuar sado pak gozhdimin që ky i bëri Erion Veliajt e thirrën për ta pyetur për shpifjet e Erion Veliajt, për diplomën.

Meqë Erion Veliaj vetë thonë që nuk ka diplomë, edhe Belindi nuk duhet të ketë diplomë, ndërkohë që Belindi ka diplomën më të shkëlqyer të atij universiteti ku ka studiuar” – tha Berisha.

Ai nuk i kurseu akuzat edhe për mediat që sipas tij nuk pasqyrojnë lajmet për opozitën.

“Gjeta që këto media i kishin kushtuar 150 emisione dhe segmente emisionesh shpalljes non grata të Sali Berishës, por nuk i kishin kushtuar asnjë emision 3 rezolutave të cilat nuk ekzistojnë për asnjë shtet tjetër në Europë, si për shtetin shqiptar dhe Shqipërinë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Trafik kilometrik në aksin Tiranë-Elbasan

Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra makina janë bllokuar në radhë. ...

18:02

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI