Flash

Viti i Ri me tryezën bosh, pensionisti: E mora shpërblimin, e kisha borxh

Lapsi.al 26 December 2024
Viti i Ri me tryezën bosh, pensionisti: E mora shpërblimin, e kisha

Na ndajnë pak ditë nga ndërrimi i viteve. Të gjithë po bëhen gati që atë natë të mrekullueshme ta kalojnë nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve, dhe sigurisht, tryeza të jetë e shtruar plot. Por jeta nuk është treguar e drejtë me të gjithë. Ka shumë qytetarë, të cilët natën e ndërrimit të viteve e kalojnë vetëm.

Mehmeti është 80 vjeç. Ka dalë për të parë çmimet në tregje dhe më pas për të parë çfarë mund të përballojë xhepi i tij.

“Marrim ndonjë pulë, çfarë do të marr tjetër? E mora shpërblimin, e kisha borxh. Dreq e shejton, çfarë do bëjmë…”-tha pensionisti.

Çdo rrudhë në fytyrën e tij është një dëshmi e vështirësive që ka kaluar në jetë. Festat e fundvitit, prej vitesh tashmë, e kanë humbur magjinë e tyre për Mehmetin.

“Jam vetëm, edhe zonja më ka vdekur. Vështirësi e madhe, sidomos kur vdiq gruaja, kështu e paska jeta… Djali më vdiq në moshën 42 vjeçare. Kam nipin, llogari me vete… Çfarë ndryshimi ka, si zakonisht, vetë bëj ndonjë gjë, blej sot… S’po na merr Zoti, të shpëtojmë”,-tha pensionisti, Mehmet Saliu.

Duken si dy botë paralele, por jo shumë larg njëra-tjetrës. Mehmeti largohet duar bosh, ndërsa të tjerët flasin për përgatitjet e vitit të ri. Sipas një vëzhgimi në tregje, çmimet kryesisht nuk janë rritur dhe pjesa më e madhe e blerësve mund t’i përballojnë. Megjithatë, ata nuk mund të plotësojnë të gjitha nevojat që kanë.

“Mora pensionin dhe mora disa gjëra të vogla. Çfarë do blej, ndonjë bamje, fruta, ndonjë gjë. Lirë, vitin e kaluar nuk ishin shumë të shtrenjta. Kemi blerë një gjel deti.”

“Kemi marrë, në përgjithësi, çmimet sipas vitit, dhe çmimet, ashtu fillon gradualisht tek bujqësia dhe tregtia. Tani rroga ka shkuar lart, çmimet lart.”

Tregtarët tregojnë jashtë kamerave se nuk i kanë rritur çmimet, por ka rënë fuqia blerëse./ Euronews

Të këshilluara

Trafik kilometrik në aksin Tiranë-Elbasan

Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra makina janë bllokuar në radhë. ...

18:02

Arrestohet ministri i Sigurisë në Bosnje

Ministri i Sigurisë së Bosnjës u arrestua të enjten me dyshimin për korrupsion ndërsa ai drejtonte kompaninë e menaxhimit të rrugëve në njësinë serbe të vendit,...

15:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI