Flash

444 policë të denoncuar nga AMP për shkelje ligjore

Lapsi.al 26 December 2024
444 policë të denoncuar nga AMP për shkelje ligjore

Më shumë se 440 efektivë policie të sektorëve të ndryshëm janë referuar në Prokurori nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nga janari deri tani.

Të dhënat nga AMP saktësojnë se ata janë referuar përmes 291 referimeve, ku secili prej tyre vjen nga radhët e strukturave më në risk për korrupsion, siç janë: Kufiri, Policia Rrugore, Hetimi i Krimit, Shërbimet ndaj të tretëve etj.

Po sipas të njëjtave burime, në referime janë përfshirë edhe nivele të larta të menaxhimit policor, duke zbuluar, dokumentuar me prova ligjore dhe goditur veprimtarinë e kundraligjshme të kryer nga 1 drejtues i nivelit të lartë, dy drejtues të nivelit të mesëm dhe 33 drejtues të nivelit të parë.

Bëhet fjalë për drejtorë drejtorie e shefa sektorësh apo seksionesh në strukturat vendore e qendrore të Policisë së Shtetit. Saktësohet nga AMP, se gjatë këtij viti, krahasuar me të dhënat e vitit 2023, ka pasur 223 referime me 319 punonjës të referuar.

Të këshilluara

Trafik kilometrik në aksin Tiranë-Elbasan

Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra makina janë bllokuar në radhë. ...

18:02

Arrestohet ministri i Sigurisë në Bosnje

Ministri i Sigurisë së Bosnjës u arrestua të enjten me dyshimin për korrupsion ndërsa ai drejtonte kompaninë e menaxhimit të rrugëve në njësinë serbe të vendit,...

15:37

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI