Flash

VOA: Këtë herë Veliaj nuk doli i buzëqeshur nga SPAK

Lapsi.al 26 December 2024
VOA: Këtë herë Veliaj nuk doli i buzëqeshur nga SPAK

Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Prokurorinë e Posaçme, e cila ka rregjistruar një procedim penal për Korrupsion pasiv të të zgjedhurve vendor. Zoti Veliaj shmangu deklaratat në përfundim të marrjes së tij në pyetje. Pak ditë më parë në Prokurori kishte qenë dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, në zyrat e së cilës u zhvilluan kontrolle në fillim të këtij muaji ndërsa iu sekuestrua edhe celulari.

Zoti Veliaj u paraqit në dyert e Prokurorisë së Posaçme pak para orës 09.00, i shoqëruar nga drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës. Ai doli prej andej pas pak më shumë se 5 orësh.

Në ndryshim nga pranvera, kur ai qëndroi më shumë se 7 orë, për rastin e inceneratorit të Tiranës, dhe doli i buzëqeshur, duke u ndalur për një deklaratë të shkurtër, sot, ai evitoi të ndalonte për gazetarët, duke njoftuar se do të fliste në mbledhjen e Këshillit bashkiak pasdite.

Pak orë më pas, zoti Veliaj tha se në Prokurorinë e Posaçme, ai ishte denoncuar nga një qytetar i quajtur Nesti Angoni, i cili siç u shpreh ai, “nuk ekziston. Të gjithë e dimë kë përfaqëson ky emër, çfarë mentaliteti përfaqëson dhe çfarë kulture linçuese përfaqëson ky stil. Kryetari i bashkisë ka në zotërim të gjithë regjistrin civil dhe mund të verifikojë qartazi, që është një kurth i sajuar. Kam qenë bashkëpunues. Do të ishte shqetësuese, nëse kryetari i bashkisë edhe për kurthe anonime nuk paraqitet. E di gjithë Tirana ku jetoj unë. E di gjithë Tirana ku banoj unë, ku isha përpara zgjedhjeve, ku vazhdoj pas zgjedhjeve dhe ku do të jem deri në fund të kësaj detyre. Unë hyj tek ajo racë politikanësh, që SPAK-ut nuk i thotë S’KAP kur s’i intereson dhe i thotë SPAK kur i intereson për kundërshtarët e vet”, tha zoti Veliaj.

Në deklaratën e tij të shkurtër para Këshillit bashkiak, zoti Veliaj megjithatë, nuk dha ndonjë detaj mbi çështjen, për të cilën ai qëndroi disa orë në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa në fund të shpjegimit të tij, u largua nga salla mes protestës së këshilltarëve opozitarë dhe duartrokitjeve të atyre socialistë.

Mësohet se marrja në pyetje e ish kryebashkiakut, është bërë në kuadër të një procedimi penal të rregjistruar këtë vit, për “Korrupsion pasiv të të zgjedhurve vendorë”. Ndaj zotit Veliaj nuk ka një akuzë. Tre ditë më parë, në Prokurori kishte qëndruar për afro 3 orë dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet e deritanishme “konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë”.

Po ashtu, nga aktet gjyqësore, është mësuar se sipas Prokurorisë, “janë evidentuar veprime konkrete të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë”.

Pikërisht në vijim të këtyre hetimeve, në fillim të këtij muaji, me vendim të Gjykatës së Posaçme, agjentët e BKH-së ushtruan kontrolle në zyrat e disa kompanive të bashkëshortes së kryebashkiakut. Zonjës Xoxa, iu sekuestrua dhe celulari. Kontrolle pati dhe në banesat e vëllait të zotit Veliaj, të cilit po ashtu iu sekuestrua telefoni. Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi ankimimin e zonjë Xoxa dhe të vëllait të kryebashkiakut, kundër kontrolleve të ushtruara.

Ndërsa Prokuroria ka hetuar rreth rolit të tij në çështjen e inceneratorit të Tiranës, zoti Veliaj mori një goditje në pranverë kur dy ish drejtorë të bashkisë u arrestuan, nën dyshimet se ishin pronarët faktik të kompanisë së ndërtimit “5D”, përmes së cilës kishin përfituar dhe nga fondet publike të Bashkisë. Ndaj disa drejtuesve të tjerë po ashtu, prokuroria zbatoi masa më të lehta sigurie. Në atë kohë, zoti Veliaj deklaroi se me ta nuk e lidhte asnjë përfitim i paligjshëm personal.

Po sot, prokuroria e Posaçme njoftoi mbylljen e hetimeve për rastin e kompanisë “5D”, e cila sipas saj rezulton të ketë përfituar të paktën 12 gara publike, nga të cilat 7 në ndërmarrjen e Ujësjellësit ku dy të arrestuarit Redi Molla dhe Maringlen Qato, kishin funksione drejtuese. Ndërsa 5 tendera të tjerë janë fituar nga gara të shpallura nga Bashkia dhe agjenci të lidhura me të. Prokuroria ka ngritur akuzë për 7 persona, mes të cilëve Qato e Molla akuzohen për “Korrupsion”, “Mosdeklarim të pasurisë” dhe “Pastrim parash”.

Prokuroria bëri po ashtu të ditur se do të vijojë hetimet për disa episode të tjera, lidhur me 11 procedura të tjera prokurorimi si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë. /VOA

Të këshilluara

Trafik kilometrik në aksin Tiranë-Elbasan

Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra makina janë bllokuar në radhë. ...

18:02

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI