Flash

Lubonja: Ju them pse SPAK thirri në një ditë edhe Veliajn, edhe Këlliçin

Lapsi.al 26 December 2024
Lubonja: Ju them pse SPAK thirri në një ditë edhe Veliajn, edhe

Në emisionin "Open" në News24 është diskutuar lidhur me thirrjen e Erion Veliajt, Kryebashkiakut të Tiranës, në SPAK. Veliaj dëshmoi për mbi 5 orë në SPAK, ndërsa në një sqarim para Këshillit Bashkiak, tha se një qytetar anonim, që nuk ekzsiton, kishte bërë një letër anonime. Gjithashtu në të njëjtën ditë në SPAK ishte edhe Belind Këlliçi.

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se fakti që Erion Veliaj, Kryebashkiak i Tiranës, dhe Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së në kryeqytet, paraqiten në SPAK në të njëjtën ditë kërcasin sepse duket sikur SPAK po tenton të tregojë se po godet nga të dyja palët.

“Tani kemi faktin se dy liderë të opozitës janë goditur, ndërsa në anën tjetër, kemi Kryeministrin që kanë frikë t’i përmendin emrin. Çfarë do të tregojë SPAK me këtë thirrjen e Veliajt dhe Këlliçit në të njëjtën ditë? Ajo që po bën SPAK është se po na tregon se janë disa aty që hanë kumbulla, pra të njëjtën gjë që na thotë Rama.

Pse nuk gjurmojnë lidhjet e krimit me politikën. Sali Berisha u vu nën akuzë se ndryshoi një ligj, por Edi Ramën që miratoi 18 vendime në një ditë për inceneratorët, as e prek fare. Atëherë çfarë mund të themi ne? Ne themi që ose nuk e prekin sepse Rama sakrifikon disa figura, ose i druhen destabilitetit po u godit Rama meqë është në pushtet, dhe amerikanët në anën tjetër duan stabilitet”, - tha Lubonja.

Ai u shpreh se Erion Veliajt iu dha modeli që rri atje, bëj korrupsion, shërbeji atij të parit që ke në krye, pastaj ai do të të duhet ty, pra një model bande. “Erion Veliaj është një viktimë, pati një rol në skenë që ia dha Edi Rama”, - tha Lubonja. /Marrë nga BW 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI