Flash

“Hyra në Regjistrin Civil për të parë kush më kallëzoi”/ A ka shkelur ligjin Veliaj?

Lapsi.al 26 December 2024
“Hyra në Regjistrin Civil për të parë kush më

Gjatë komentit për thirrjen e tij në SPAK, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pohoi se kishte aksesuar Regjistrin e Gjendjes Civile për të parë se kush ishte personi i quajtur Nesti Angoni që e kishte denoncuar.

“Personi Nesti Angoni nuk ekziston, por të gjithë e dimë kë përfaqëson ky emër, çfarë mentaliteti përfaqëson, çfarë kulture linçuese përfaqëson ky stil. Megjithatë, pavarësisht se kryetari i bashkisë ka në zotërim të gjithë regjistrin civil dhe mund të verifikojë qartazi se është një kurth i sajuar, kam qenë bashkëpunues”, - u shpreh Veliaj.

Po a ka të drejtë kryetari i Bashkisë të hyjë të shohë të dhënat personale të një qytetari, aq më tepër kur ai është kallëzues i tij?

Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara thotë në një koment në rrjetet sociale se edhe kjo deklaratë do mjaftonte për të ngritur një akuzë të re për abuzim me detyrën.

“Interesante shumë që kryetari i bashkisë pranon pa kurrfarë teklifi se ka aksesuar regjistrin civil në kërkim të të dhënave për personin që ka kryer kallëzim për të. Në një situatë tjetër, në një vend normal, kjo deklaratë do të mjaftonte për ngritur një akuzë të re për abuzim me detyrën.

LEXO EDHE: Milionat e Erion Veliajt, politikani që ushqente me supë të varfërit

Kjo tregon gjithashtu se sa shumë respekt kanë socialistët për të dhënat tona personale sa nuk ngurrojnë ta bëjnë publike faktin që shfrytëzojnë, në shkelje të ligjit, asetet shtetërore për hallet e veta dhe vjedhin të dhënat personale, të cilat vijojnë të mbeten pronë private e qytetarit përkatës pavarësisht se grumbullohen nga shteti për qëllime të caktuara speficikisht” – shkruan Erebara. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Trafik kilometrik në aksin Tiranë-Elbasan

Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra makina janë bllokuar në radhë. ...

18:02

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI