Flash

Bardhi zbërthen Ramën në Kosovë: Këshillat për vëllain nuk jepen publikisht!

Lapsi.al 20 December 2024
Bardhi zbërthen Ramën në Kosovë: Këshillat për

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka improvizuar në hyrje të fjalimit që mbajti në parlamentin e Kosovës, pasi kishte dëgjuar kunjat që Edi Rama i hodhi Albin Kurtit para deputetëve të të dy vendeve në Prishtinë. Para se të niste leximin e fjalimit të shkruar, Bardhi mori një moment vëmëndjen për t'i interpretuar "këshillat" që Rama mori përsipër t'i japë publikisht Albin Kurtit.

"Ne shqiptarët kemi një traditë. Vëllait nuk ia themi kurrë këshillën në publik. Nuk ia themi kurrë këshillën në lagje. Vëllait këshillën ia themi në shtëpi, me zë të ulët, që të mos na dëgjojnë të tjerët. E kundërta e kësaj, një këshillë edhe kur është e drejtë, e thënë në publik e lëndon vëllain e dobëson pozitën e tij në arenën ndërkombëtare dhe sigurisht është një thikë pas shpine për vëllain tonë, Kosovën tonë të dashur" u shpreh Bardhi.

Ato që Gazment Bardhi i quajti "thika pas shpine" kishin të bëjnë me disa mesazhe në fjalimin e Edi Ramës, ku ai konfirmoi edhe një herë në pah tensionet, diferencat dhe fërkimet e pashmangshme me Albin Kurtin.

E bëri këtë kur përmendi para deputetëve shqiptarë të të dy shteteve, gati me mburrje një krahasim të pavend, sipas të cilit Shqipëria tani është në tryezën e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa Kosova është nën sanksione.

Përveç kësaj, duke theksuar se fjalët e tij duhet të lexoheshin si opinione dhe jo si leksione, Rama kërkoi nga Kosova plotësimin pariori të të gjitha kërkesave që shtron Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara pa asnjë kundërshtim, me qëllim që pozicioni i refuzuesit t'i mbetet Serbisë.

“Kosova duhet ta ngrijë dialogun pa afat me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral përmes Bashkimit Evropian, duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke e lidhur kërthizën e reciprocitetit evropianist me Bashkimin Evropian”, tha Rama.

Nisur nga kjo qasje, kryeministri i Shqipëri hodhi edhe kunjën e "trimit të mirë me shokë shumë" një referim i qartë për Albin Kurtin, që ndryshe nga lidershipi i Shqipërisë refuzon t'i përkulet symbyllur ndërkombëtarëve, edhe kur kërkesat e tyre mund të mos jenë në sintoni me interesat e qytetarëve që e kanë votuar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI