Flash

“Kurrë s’kam parë një trajner kaq të dobët, po iki”. Ziyech bën 'copë' Okan Buruk

Lapsi.al 19 December 2024
“Kurrë s’kam parë një trajner kaq të dobët,
Përvoja e Hakim Ziyech me fanellën e Galatasaray mund të konsiderohet praktikisht e mbyllur. Sulmuesi anësor, i ardhur nga Chelsea në verën e vitit 2023, nuk është përshtatur plotësisht me futbollin turk, dhe pas një sezoni të mirë fillestar me 23 paraqitje, 8 gola dhe 4 asistime, këtë sezon ka arritur të regjistrojë vetëm 8 paraqitje, shumë prej të cilave nga stoli i rezervave. Një intervistë e fundit e dhënë nga lojtari për gazetarët e Yurekli është një sulm i ashpër ndaj klubit dhe, më së shumti, ndaj trajnerit Okan Buruk, të cilin ai e shkatërron pa mëshirë.

Ziyech kundër Okan Buruk

Fjalët e yllit maroken janë të drejtpërdrejta dhe praktikisht njoftojnë largimin e tij nga Galatasaray: “Për mua ka përfunduar, i thashë që do iki në janar. Ata nuk më kërkojnë më asgjë, bëj atë që dua. Kurrë nuk kam parë një trajner kaq të dobët si Okan Buruk,” tha ai për trajnerin turk. Lexo më tej: Video/ Gallatë te Galatasaray: Penalltia me pasim e Mauro Icardi është katastrofë Gazetari më pas e pyeti nëse klubi i Galatasaray mund të synojë të fitojë SuperLigën turke, por Ziyech duket se nuk e shqetëson fare kjo: “Nuk më intereson fare… Të më lënë në paqe, çfarëdo që të ndodhë. Pendohem që kam ardhur. Duhet të isha larguar në fillim të sezonit, por ata nuk e donin këtë. Do iki në janar,” përfundoi ai me një ton të prerë. Tani në Turqi ka thashetheme që largimi i tij i mundshëm mund të hapë rrugën për mbërritjen e Paulo Dybala në Stamboll.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI