Flash

Shqipëria në vend numëro në renditjen Fifa: Argjentina e para, Vietnami më progresivi

Lapsi.al 19 December 2024
Shqipëria në vend numëro në renditjen Fifa: Argjentina e
Viti 2024 ka vendosur një rekord të ri për numrin e ndeshjeve të luajtura mes kombëtareve të futbollit, me një shifër të jashtëzakonshme prej 1.181 takimesh. Por nga këto, vetëm 21 ndeshje janë luajtur në muajin nëntor, çka ka bërë që të mos ketë asnjë ndryshim në 100 vendet e para të renditjes Fifa. Kështu, Argjentina e mbylli vitin në vendin e parë, siç bëri edhe në vitin 2023, teksa Shqipëria dhe Kosova nuk kanë ndryshuar vendet e tyre të fundit, përkatësisht në vendin e 65-të dhe 99-të. Në vendet e tjera të podiumit të vitit 2024 janë Franca (e dyta) dhe Spanja (e treta). Pas Italisë renditen Anglia (e katërta), Brazili (i pesti), Portugalia (e gjashta), Holanda (e shtata) dhe Belgjika (e teta). Italia e drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti ka mbajtur vendin e nëntë që kishte edhe para 30 ditësh, menjëherë pas Italisë, është Gjermania. Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur vitin 2024 në vendin e 65-të në botë, ndërsa Kosova është në vendin e 99-të. Kuqezinjtë e drejtuar nga braziliani Sylvinho luajtën 13 ndeshje gjatë vitit 2024, ku arritën katër fitore, dy barazime dhe shtatë humbje. “Dardanët”, nga ana tjetër, luajtën nëntë ndeshje, ku arritën pesë fitore dhe katër humbje.

Lexo më tej: Shqipëria në grupin e hekurt, sërisht me Serbinë: hidhet shorti për Botërorin 2026

Kombëtarja që ka regjistruar përmirësimin më të madh në renditje krahasuar me një muaj më parë është Vietnami, i cili është ngjitur me dy pozita dhe tani renditet në vendin e 114-të. Angola është kombëtarja që ka luajtur më shumë ndeshje gjatë vitit kalendarik që po mbyllet, 21, duke u ngjitur me 32 vende (tani është në vendin e 85-të) krahasuar me dhjetorin e vitit 2023. Në renditjen Fifa, natyrisht, është edhe San Marino, që e mbyll vitin në vendin e 210-të.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI