Flash

Protestë e bujshme e Real Madrid ndaj arbitrave: “Manipulim i La Liga”

Lapsi.al 15 December 2024
Protestë e bujshme e Real Madrid ndaj arbitrave: “Manipulim i La
Real Madrid nuk arriti të parakalojë Barcelonën në renditje, çka do t’i kishte siguruar kreun e tabelës. Ekipi i Carlo Ancelotti u ndal në një barazim 3-3 kundër Rayo Vallecano, pas një ndeshjeje plot përmbysje rezultati. Megjithatë, pas përfundimit të sfidës, “Los Blancos” shpërthyen në polemika të ashpra kundër arbitrimit.

Penalltia e mohuar që ndezi zemërimin

Në minutën e 75', me rezultatin 3-3, një episod shumë i diskutueshëm ndodhi në zonën e Rayo Vallecano. Braziliani Vinicius Junior u rrëzua pas një kontakti me kundërshtarin Mimun, në atë që shumëkush e konsideroi si një penallti të qartë. Por, arbitri në fushë dhe ata të VAR-it vendosën të mos ndërhyjnë, duke e lënë lojën të vazhdonte pas një kontrolli të shpejtë. Lexo më tej: Real Madrid World: parku tematik i parë në botë dedikuar një skuadre futbolli Pas përfundimit të ndeshjes, protesta e Real Madrid mori dhenë. Televizioni zyrtar i klubit e quajti situatën një “Manipulim të La Liga”, ndërsa komentatorët kritikuan ashpër vendimet e gjyqtarit. Edhe trajneri Carlo Ancelotti nuk qëndroi indiferent në konferencën për shtyp: “Mua më duket mjaft e qartë,” deklaroi ai. Protesta u përmbyll me një postim të profilit zyrtar të klubit në platformën X (ish-Twitter), ku shkruhej: “Një arbitrim kontrovers pengon fitoren e Real Madrid.”

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI