Rikonstruktimi i debatit mes Vlahovic dhe tifozëve
Tifozët bardhezi nuk ishin aspak të kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Juventus u gjend duke ndjekur rezultatin ndaj Venezias dhe arriti të barazojë vetëm në fund me një penallti nga Vlahovic, por rezultati 2-2 nuk kënaqi askënd. Për këtë arsye, në një atmosferë tashmë të tensionuar, situata degjeneroi brenda disa minutash. Gjatë ndeshjes, sektori i ultrasve hodhi disa kore në drejtim të skuadrës, duke i nxitur lojtarët të tregojnë guxim për të shmangur humbjen. Më pas, në momentin e golit, serbi festoi në mënyrë polemike kundrejt tifozerisë, e cila reagoi ashpër pak më vonë. Kur Vlahovic iu afrua sektorit të ultrasve, gjeti një atmosferë shumë armiqësore. Tifozët e pritën me mllef, dhe ai reagoi duke gjestikuluar dhe duke i pyetur në mënyrë provokuese: “Pse dreqin po fishkëlleni?”, për t’i bërë më pas edhe gishtin e mesit. Në kundërpërgjigje, nga sektori i ultrasve u ngrit një kor fyes që e zemëroi edhe më shumë. Ky kor u përsërit sërish ndërsa Vlahovic po shkonte drejt dhomave të zhveshjes, dhe si përgjigje, sulmuesi ngriti gishtin e madh duke ironizuar me një “të lumtë” dhe u largua nga sektori. Konfrontimi ishte shumë i ashpër, siç shihet nga videot e tifozëve që ishin të pranishëm në stadium në atë moment. Vlahovic ishte i tërbuar dhe disa prej shokëve të tij të skuadrës tentuan ta qetësonin, por pa sukses. Marrëdhënia e tij me tifozerinë ka arritur tashmë në një pikë kritike.Dusan started an argument with the fans and well they did not like it…pic.twitter.com/gdU3R8Wk2J
— Bianconeri Zone (@BianconeriZone) December 14, 2024