Flash

Bardhi për Pirro Vëngun: Je zar i Troplinëve, ushtar i bandave

Lapsi.al 12 December 2024
Bardhi për Pirro Vëngun: Je zar i Troplinëve, ushtar i bandave

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes, Piro Vengu se është sjellë në atë post nga bandat e Durrësit, për shërbimit që siç tha Bardhi ka bërë për Portin e Durrësit.

Nga foltorja e Kuvendit, Gazment Bardhi e quajti Vengun si një zar, ndërsa i tha atij se është i pavotuar, por i emëruar nga bandat.

“Nuk bëjmë pushim që zotërisë ti dalë gjumi dhe të vijë në sallë. Ministri e ka për detyrë të jetë në seancë. Nuk presin deputetet që ti dalë gjumi Piros, por Piro rri këtu pinc për t’iu përgjigjur deputetëve”, tha Bardhi.

"Ty nuk të njoh fare, ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit, kaq të njoh unë ty. Ti je një ushtar i bandave zotëri që je ulur aty, je i pa votuar. Je një njeri që të kanë çuar bandat si ministër i Mbrojtjes për shkak të shërbimeve që i ke bërë në Portin e Durrësit. Ti e di shumë mirë, ti nuk je as më shumë dhe as më pak, një zar. Një zar si drejtor i portit të Durrësit i ke shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësi dhe ke guximin vjen këtu dhe më thua mua të të them je apo nuk je në gjumë. Ti je në gjumë. Ty të kanë sjellë bandat, aferat korruptova. Je një zëdhënës i tyre ne këtë sallë.", tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI