Flash

Ilir Beqaj krahasohet me Hashim Thaçin dhe ankohet për kushtet e Gjykatës

Lapsi.al 12 December 2024
Ilir Beqaj krahasohet me Hashim Thaçin dhe ankohet për kushtet e

Prej orës 09:00 të mëngjesit, në Gjykatën e Posaçme vijon seanca paraprake e dosjes së Sterilizimit, ku i pandehur është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ky i fundit është ankuar për kushtet e gjykatës, pasi nuk e lejojnë të ketë tavolinë, kompjuter e pa patur mundësi të ketë avokatin afër. Ai ka bërë krahasimin me kushtet në Gjykatën e Hagës, pasi tha se Hashim Thaçit i lejohet të përdorë kompjuterin dhe të ketë afër avokatin.

“Hashim Thaci në sallë me kompjuter para, me tavoline dhe afër me avokatin. Ne këtu prapa xhamit, me shënime dore që flasim për tabela të studimit të fizibilitetit, pa tavolinë, pa kompjuter dhe pa patur mundësinë të kemi afër avokatin”, mësohet të jetë shprehur Beqaj.

Lexo më tej: Prapaskenat/ Drama me Ilir Beqajn në dy video të kundërta 

SPAK e akuzon Ilir Beqajn për “shpërdorim detyre” për çështjen e Sterilizimit, pasi u zbulua se ky koncesion me vlerë 100 milionë euro ishte aferë korruptive.

Të akuzuar janë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri Klodjan rjepaj, të cilët janë të burgosur prej rreth 1 viti.

Të këshilluara

Selena Gomez fejohet me Benny Blanco

Selena Gomez dhe Benny Blanco janë fejuar, ka bërë të ditur artistja në Instagram të mërkurën mbrëma. “Përgjithmonë fillon tani”, ka shkruar aktorja e “Emili...

14:39

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI