Flash

Kontrolle masive në Shkodër, sekuestrohen 5 makina të blinduara

Lapsi.al 12 December 2024
Kontrolle masive në Shkodër, sekuestrohen 5 makina të blinduara

Pas një aksioni të forcave RENEA ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se si rezultat janë sekuestruar 5 automjete të blinduara.Një nga mjetet e bllokuara në shtëpinë e Behar Bajrit është me emër të Gilmando Danit dhe sipas burimeve pranë SPAK mjeti i ishte dhënë para shumë vitesh Behar Bajrit me qëllim për t’u shitur nga Dani, kjo rezulton edhe nga shkresat dokumentare të sekuestruara.

Ndërkohë kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e familjes Bilali, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Nga ana tjetër pas kontrollit të ushtruar në banesën e Izmir Sakicës, pasi nuk është gjetur asgjë, është shoqëruar në polici babai i tij, për t’u marrë në pyetje e për t’u lënë më pas i lirë.

Për Shkodrën SPAK ka dy hetime të bashkuara në një. Kontrollet u mbajtën me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, ndërsa sipas informacioneve nga SPAK të Anila Hoxhës, mësohet se në Shkodër vazhdojnë të jenë, veç RENEA, disa grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe një grupi i forcave operacionale të policisë së shtetit, dërguar nga Tirana.

Të këshilluara

Selena Gomez fejohet me Benny Blanco

Selena Gomez dhe Benny Blanco janë fejuar, ka bërë të ditur artistja në Instagram të mërkurën mbrëma. “Përgjithmonë fillon tani”, ka shkruar aktorja e “Emili...

14:39

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI