Flash

Afera e sterilizimit, SPAK kërkon të ndahet çështja, Beqaj të gjykohet veçmas

Lapsi.al 12 December 2024
Afera e sterilizimit, SPAK kërkon të ndahet çështja, Beqaj

Seanca për dosjen e sterilizimit është shtyrë për në 29 dhjetor, pasi ka përfunduar qëndrimi i të gjithë të akuzuarve.Në këtë datë do të jepet qëndrim nga gjykata për kërkesat e ndërmjetme dhe për gjyqin paraprak.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar sot heqjen e masës së ndalimit për të dalë jashtë vendit që e ka në këtë dosje duke u shprehur me fjalët “Meqë ia hoqe Berishës, ma hiq edhe mua”. Por gjykata e rrëzoi kërkesën.

Ndërkohë, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha që ka ndjekur gjatë gjithë ditës këtë gjyq maratonë me dyer të mbyllura, i nisur prej orës nëntë të mëngjesit, tetë të pandehur kërkuan gjykim të shkurtuar.

Spak tha se nëse pranojnë gjykimin e shkurtuar të të gjithëve, atëherë sugjerojnë ndarjen e çështjes, pra ish ministri Beqaj të gjykohet veçmas nga 8 të akuzuarit e tjerë.

Për kërkesat e ndërmjetme si plotësimi i hetimeve dhe të tjerat dhe nëse do pranojë gjykimin e shkurtuar vendimi jepet më 29 dhjetor.

Të këshilluara

Selena Gomez fejohet me Benny Blanco

Selena Gomez dhe Benny Blanco janë fejuar, ka bërë të ditur artistja në Instagram të mërkurën mbrëma. “Përgjithmonë fillon tani”, ka shkruar aktorja e “Emili...

14:39

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI