Flash

Raporti shqetësues i KE-së për Kosovën: 550 kërkesa për azil çdo muaj

Lapsi.al 11 December 2024
Raporti shqetësues i KE-së për Kosovën: 550 kërkesa

Numri i kërkesave për azil nga Kosova në BE është rritur shumë. Nga janari deri në korrik 2024, janë bërë 3 905 aplikime. Kjo shifër është dy herë më e lartë se vitin e kaluar, raporton korrespondenti i Deutsche Welle-së në Prishtinë, duke cituar një raport të Komisionit Evropian. Në raport, KE shpreh shqetësim, sepse thotë se shumica e aplikimeve janë të paarsyetuara. Ky raport është i pari i këtij lloji prej se BE-ja hoqi vizat për Kosovën në janar 2024. Komisioni Evropian përpilon raporte të tilla për të gjitha vendet që gëzojnë lirinë e lëvizjes brenda hapësirës Schengen. Synimi i raportit është për të shqyrtuar mundësinë e rivendosjes së regjimit të vizave.

550 kosovarë në muaj kërkojnë azil në BE

“Nga janari deri në korrik të këtij viti, mesatarisht mbi 550 kosovarë në muaj, kanë kërkuar azil në vendet e Evropës” dhe siç thuhet në raport “kjo shifër është dukshëm më e lartë sesa mesatarja në gjashtë vitet e shkuara”. Në raport thuhet se “disa vende anëtare kanë raportuar rritje domethënëse të kërkesave të pa bazuara për azil nga qytetarët e Kosovës që nga fillimi i vitit 2024”.

Në raport thuhet megjithatë se Kosova në përgjithësi vazhdon t’i përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave. Gjithashtu vihet në dukje se “është ende herët të bëhen konstatime të sakta se çfarë ndikimi ka pasur liberalizimi i vizave në kërkesat për azil, pasi nuk ka të dhëna për tërë vitin 2024”. Me të dhënat e plota të vitit 2024 do të përpilohet raporti vitin e ardhshëm.

BE kërkon mekanizma për këmbim të dhënash

Prandaj Komisioni Evropian, “kërkon që autoritetet e Kosovës të vendosin mekanizma për shkëmbimin e të dhënave me vendet anëtare të BE-së për ta vëzhguar rrjedhën e imigrimit të paligjshëm dhe trendet e kërkesave për azil”. Autoriteteve kosovare u kërkohet që ta “rifillojnë fushatën e brendshme të informimit për të drejtat dhe obligimet gjatë udhëtimit në vendet e Zonës Schengen dhe të bashkëpunojë në mënyrë dypalëshe me vendet që janë më të goditura nga dukuria e kërkesave të pabaza për azil”.

BE kërkon përshtatje të regjimit të vizave

Komisioni Evropian i ka kërkuar Kosovës po ashtu që ta “përshtatë regjimin e vizave të Kosovës me atë të BE-së”, kërkesë kjo që përfshin edhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Komisioni Evropian kërkon që të gjitha vendet e rajonit ta përshtatin regjimin e vizave me atë të BE-së”, që do të thotë se për të gjitha shtetet për të cilat Bashkimi Evropian kërkon viza, këtë duhet ta bëjnë edhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, në këtë mes edhe Kosova. E gjithë në funksion të uljes së rrezikun që Kosova të përdorët si vend transit i imigrimeve ilegale për në vendet e BE-së.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI