Flash

“Talo e qëlloi me thikë..."/ Nuredin Dumani rrëfen si i kërkuan vrαsjen e një gruaje

Lapsi.al 10 December 2024
“Talo e qëlloi me thikë..."/ Nuredin Dumani rrëfen si

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani risolli edhe njëherë para gjykatës ngjarjet kriminαle ku është përfshirë duke nisur nga eliminimi i Fatmira Dedës, një nëne që kërkonte drejtësi.

"M'u lutën për vrasjen e Fatmira Dedës" - kujtoi i penduari duke akuzuar Festim Qolin, i cili po shqetësohej nga gruaja sepse ajo kërkonte nga drejtësia gjetjen e autorëve që i vranë të birin Ervisin. Për ta vrarë nënën e tij, Dumanit iu premtuan 40 mijë euro, i cili tha se gjeti si ndihmës Talo Çelën.

Ky i fundit, megjithëse vlerësoi se krimi kushtonte më tepër vendosi ta mbyllë porosinë me parashikimin se do ju duheshin për punët e tjera. Me një përshkrim të detajuar ku ekspozohet forca brutale e grupit, dhuna dhe nga ana tjetër qytetarët që përpëliteshin nën sulmet e armatosura, Nuredin Dumani nxori nga kujtesa rolin e secilit.

Për Festim Qolin u shpreh se do t'i njoftonte përmes fjalës kyçe "erdha”, sapo të konstatohej se gruaja po afrohej me automjetin e saj. “Talo e qëlloi me thikë që mos të ngjante si vrasje me pagesë por të dukej si grabitje”. Gruaja bërtiti derisa sa dha shpirt. Njësoj kishte bërtitur edhe kambisti Xhemal Liçi që u sulmua me leva nga Ilirian Feci, Talo Çela dhe Gentian Sharra.

"Një moment Talo e qëlloi në fytyrë dhe ai ra përtokë. Nuk foli vetëm rënkoi” - kujtoi Dumani për 60-vjeçarin. Anëtarët e grupit u përshkruan njësoj të dhunshëm edhe për grabitjen e një kasaforte në Vilëbashtovë, dhe për episode të kryera ndër vite prej të akuzuarve. Gjatë dëshmisë i penduari u ndërpre nga ish-shokët e grupit të cilët janë para drejtësisë sipas dosjes së pagëzuar "Plumbi i artë", i cili për llogari të drejtësisë goditi 18 persona. /TCH

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI