Është zbardhur dëshmia e autorit të vrαsjes së 33-vjeçarit në Durrës. Majlind Habibi ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur pasi Branko Shkoza i kishte ngacmuar gruan dhe e kishte ofenduar.
35-vjeçari u ka thënë hetuesve se e kishte shtyrë në kanal Shkozën dhe më pas ishte larguar nga aty. Habibi ka thënë se pasi ka marrë vesh se shoku i tij nuk kishte shkuar në shtëpi, ka shkuar sërish në vendin e ngjarjes dhe ka parë trupin e spostuar nga aty ku kishte rënë. Ai ka deklaruar se ishte penduar për krimin e kryer.
“Shkak për sherrin u bë fakti se më kishte ngacmuar gruan. Unë nuk doja ta vrisja. Po në një moment e shtyva. Nuk kisha për qëllim që ta vrisja. I kërkova të mos më ngacmonte bashkëshorten. Ai mu përgjigj shumë keq, më ofendoi.
Me tha “shiko bëj ndonjë punë tjetër se i zgjidh vetë hallet gruaja jote”. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe nuk mendova gjatë. E shtyva dhe ai përfundoi në kanal. Unë më pas u largova në shtëpi dhe e lash aty.
Nuk mendova se kishte vdekur, thashë me vete se do ngrihet prapë se në ujë ra. Ditën e dytë mësova se nuk kishte shkuar në shtëpi. Shkova sërish ditën e dytë te vendi ku u përleshëm dhe pash që trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi. Nuk kisha guxim të tregoja se çfarë kishte ndodhur.
Më kapi paniku. Kur e gjetën trupin e tij dhe e mori policia dhe ambulanca thashë nuk kanë për ta kuptuar, por do mendojnë se ka rënë vetë se edhe pinte alkool. Jam penduar shumë, por nuk i kisha asnjë borxh. Më kishte rënë në qafë”, - raportohet se ka deklaruar autori para hetuesve. ©LAPSI.al