Flash

Erdhi nga Kolumbia, kapet 672 kg kokαinë në Belgjikë/ Në pranga edhe një shqiptar

Lapsi.al 10 December 2024
Erdhi nga Kolumbia, kapet 672 kg kokαinë në Belgjikë/

Mediat belge kanë zbuluar se 5 persona janë arrestuar gjatë fundjavës së kaluar të lidhur me importimin e një ngarkese të madhe kokαine përmes portit të Antwerp. Të dyshuarit ishin përfshirë në trafikimin e 672 kilogramëve kokαinë, e cila u zbulua në një kontejner me kokrra kafeje që kishte ardhur nga Kolumbia.

Autoritetet e zbuluan që të premten se brenda kontejnerit kishte drogë të mbështjellë me çanta sportive të mbuluara me fletë metalike. Sipas zyrës së prokurorit publik të Antwerp, operacioni ishte pjesë e një hetimi më të gjerë.

Kato Belmans, zëdhënës i zyrës së prokurorit, shpjegoi se operacioni ishte i lidhur me një hetim që vijonte ende. Në qershor, policia kreu kontrolle në disa shtëpi, të cilat çuan në informacione për një 29-vjeçar. Kjo bëri që policia e Antwerp të hapte një hetim për një rrjet kriminal që dyshohet se organizonte dërgesa të kokainës.

Fillimisht autoritetet arrestuan 4 persona ndërsa më pas u vu në pranga edhe një i pestë që kishin shkuar të tërhiqnin drogën nga porti. 4 nga të arrestuarit janë belgë ndërsa njëri është shqiptar të moshave nga 21 në 37 vjeç.

Ata dolën para gjykatësi të shtunën, i cili vendosi t'i mbajë në paraburgim me dyshimin për trafik droge në bashkëpunim. Ata do të dalin sërish para një gjykate të enjten, e cila do të caktojë vazhdimin e paraburgimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin nesër

Dita e mërkurë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, e nesërmja do të jetë me kthjellime vr...

19:51

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI